“Zoti i dha një shans të dytë”, në spital e deklaruan të vdekur, 76-vjeçarja “rikthehet” në jetë 8 orë më vonë (VIDEO)

Në Ekuador dhe jo vetëm, komentet mbi “ringjalljen” e Bella Montoya, 76 vjeçare, nuk kanë të ndalur.

E moshuara u deklarua e vdekur në pasditen e së premtes, pasi fillimisht ishte hospitalizuar në orën 9 të mëngjesit (sipas kohës lokale) në spitalin Martin Icaza de Babayoho.


Gilber Rodolfo Balberán Montoya, djali i Bella-s, siguron se Zoti i dha asaj një shans të dytë.

Megjithatë, ai tregon se në spital ka pasur neglizhencë, raporton El Universo.

“E dërgova atë në spital rreth orës 9 të mëngjesit, dhe pasdite një doktor më tha se nëna ime kishte vdekur”, deklaroi Balberán.

Ai tutje shtoi se nëna e tij ishte brenda arkivolit nga ora 14 deri pas orës 18, atëherë kur familjarët e Bella vunë re se ajo kishte shenja jete në momentin që ata e hapën arkivolin për t’ia ndërruar rrobat.

“Nëna ime filloi ta lëvizte dorën e saj të majtë, hapi sytë dhe gojën, ajo po bënte përpjekje për të marrë frymë”, tha tutje Gilber.


Shtuar 12.06.2023 23:32