Video/ Aktorja e njohur inkurajon njerëzit të hanë në banjë

Aktorja Jessica Biel, e cila kohët e fundit është marrë vazhdimisht me ushqimin në një mënyrë apo tjetër, thotë se është gati të udhëheqë një lëvizje të re që do të ndryshojë mënyrën se si jetojmë. Përmes një videoje të publikuar në llogarinë personale në TikTok, ylli 42-vjeçar i ka dhënë audiencës këshilla se si hahet në banjë, edhe pse në shtëpi ka dhoma për këtë qëllim.

Video/ Jessica Biel inkurajon njerëzit të hanë në
Videoja është vazhdim i një deklarate tjetër të saj, nga dhjetori i kaluar, ku ajo tha se i pëlqente të hante në banjë.
Me humor, aktorja i tha audiencës së saj: “Faleminderit për të gjitha ato pyetje për ngrënien në dush. Jam emocionuar me interesin e të gjithëve. Unë dua të nis një lëvizje ku hamë në banjë. Mendoj se për njerëzit që bëjnë shumë gjëra së bashku, do të jetë një lehtësim në shumë mënyra. Mua më pëlqen të pi pak ose të ha një kafshatë dhe ta lë mënjanë. Pastaj futem të lahem, është e rëndësishme të mos laheni me sapun. Është shumë e thjeshtë, ju mund ta bëni. Mua më duket shumë e kënaqshme. E vetmja gjë e vështirë është kur përtypesh dhe duhet ta mbash gojën mbyllur. Përtypuni, mos e hapni gojën dhe shijoni procesin.”, thekson Biel në videon e saj dhe ne pyesim veten nëse ajo nuk ka kohë e lirë për të ngrënë në kuzhinë, dhomën e ngrënies ose dhomën e ndenjes. Ndoshta ajo do të na shpjegojë këtë në një video të ardhshme.

@jessbiel

Replying to @Ryan All your shower eating questions finally answered 🫡

♬ original sound – Jessica Biel


Shtuar 29.01.2024 19:49