Vetëm në 5 minuta, ky është truku për të pastruar njollat e tmerrshme të divanëve

Pjesa më e madhe e grave e kanë shumë problem pastrimin e divanëve, sidomos nëse janë ngjyrë e çelur.

Natyrisht ka shumë shërbime profesionale që ofrojnë pastrimin e mobiljeve, por janë të kushtueshme. Një grua australiane ka përdorur tabletat për pastrimin e dhëmbëve për t’i bërë divanet dritë.

Ajo ka blerë një kuti me tableta për pastrimin e dhëmbëve dhe gjithçka tjetër që i duhej ishte një shishe spray bosh.

Ajo shpjegon se në shishe ka hedhur një tabletë dhëmbësh, ujë dhe ka spërkatur divanët. Mbasi e ka lënë solucionin të veprojë për 5 minuta, ka përdorur një detergjent enësh për t’i fërkuar.

Ajo e ka ndarë këtë përvojë në rrjetet sociale dhe rezultatet ishin të mahnitshme.


Shtuar 11.03.2022 11:44