Categories: lifestyle

Vendoseni këtë në shputa përpara sandaleve: truku i thjeshtë kundër flluskave të dhimbshme

Një shtresë e lehtë deodoranti në pikat ku këpucët prekin dhe fërkojnë lëkurën mund të pakësojë djersën, të ulë fërkimin dhe t’i bëjë shëtitjet e verës dukshëm më komode.

Me ardhjen e motit të ngrohtë, rikthehen edhe këpucët e preferuara të sezonit, por bashkë me to shfaqet shpesh një shqetësim i njohur: flluskat e dhimbshme dhe irritimet që shkaktohen nga djersitja, fërkimi dhe, në disa raste, nga këpucët jo fort të rehatshme.

Të lidhura

None found

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për sandale të sapoblera që ende nuk janë përshtatur me këmbën, apo për një palë të vjetra të dashura që gjatë vapës nisin papritur të bezdisin, zgjidhja mund të gjendet shumë lehtë te produktet që keni në banjë.

Në vend që të mbuloni shputat me fasha ngjitëse dhe të prisni pamjen e veshjes verore, mund të provoni një zgjidhje të thjeshtë: deodorant në stik ose në sprej.

Si ndihmon deodoranti në parandalimin e flluskave?

Mekanizmi i këtij truku është i thjeshtë, por rezulton mjaft efikas. Flluskat formohen si pasojë e bashkimit të dy elementeve kryesore: lagështisë, pra djersës, dhe fërkimit të vazhdueshëm mes lëkurës dhe materialit të këpucës, qoftë lëkurë, pëlhurë apo plastikë.

Kur në zonat më problematike të shputës aplikohet një shtresë e hollë deodoranti, krijohen dy efekte të rëndësishme.

Së pari, djersitja reduktohet. Antiperspirantët e frenojnë përkohësisht djersën në vendin ku vendosen, duke e mbajtur lëkurën më të thatë.

Së dyti, formohet një shtresë mbrojtëse. Deodoranti shërben si një barrierë e padukshme që i lejon rripat e sandaleve të kalojnë më lehtë mbi lëkurë, në vend që ta gërvishtin apo ta dëmtojnë. Sa më pak fërkim, aq më pak skuqje, plagë dhe irritim.

Edhe pse mund të përdoret çdo produkt që keni afër, deodoranti në stik, pra ai i ngurtë, konsiderohet zgjedhja më e mirë. Kjo lidhet me përbërjen e tij: është mjaftueshëm kremoz për të krijuar mbrojtje të mirë, por edhe mjaft i thatë për të mos lënë ndjesi ngjitjeje.

Një tjetër avantazh i stik-ut është se ju lejon ta aplikoni me saktësi pikërisht në zonat e shputës ku fërkimi ndodh më shpesh.

Edhe deodoranti në sprej mund të jetë alternativë e mirë, sidomos kur bëhet fjalë për sipërfaqe më të gjera si tabani apo thembra. Ndërsa roll-on-i këshillohet më pak, pasi lë më shumë lagështi dhe ka nevojë për kohë që të thahet, transmeton Telegrafi.

Si ta përdorni saktë për rezultat sa më të mirë

Që ky trik të japë efektin e duhur dhe t’ju mbajë larg parehatisë gjatë gjithë ditës, duhen ndjekur disa hapa të thjeshtë.

Lëkurë e pastër dhe e thatë: Deodoranti duhet vendosur gjithmonë mbi shputa krejtësisht të pastra dhe të thata, menjëherë para se të vishni sandalet.

Fokusohuni te zonat kritike: Aplikojeni në vendet që irritohen më shpejt, si lëkura delikate mes gishtërinjve nëse mbani shapka me ndarje, pjesa e pasme e thembrës, anët e shputës dhe zona ku mbështetet rripi kryesor i sandales.

Mos e teproni me sasinë: Mjaftojnë një ose dy shtresa të lehta. Nëse përdorni më shumë seç duhet, mund të ndodhë e kundërta: shputa të bëhet tepër e rrëshqitshme dhe këmba të lëvizë brenda sandales, duke e bërë ecjen më të pakëndshme dhe më pak të sigurt.

Një ndihmë praktike për ecjet e gjata në verë

Ky truk mund të jetë veçanërisht i dobishëm në çdo rast kur parashikoni të ecni gjatë në ditë të nxehta vere, që nga rruga për në punë dhe lëvizjet në qytet, deri te daljet në mbrëmje apo shëtitjet turistike gjatë pushimeve.

Një deodorant i vogël në stik mund të mbahet lehtësisht në çantë dhe, kur të jetë e nevojshme, shtresa mbrojtëse mund të rifreskohet edhe gjatë ditës.

të fundit

“S’i dolën hesapet siç i priste, foshnjën unë s’e dëmtoj”, pas deklaratës së Katerinës, Arnoldi i përgjigjet: Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN, nuk pranoi

Katerina dhe Arnoldi ishin çifti që u njohën dhe u bënë bashkë në emisionin “Përputhen”. Lidhja e tyre eci me…

5 minutes ago

OEK dhe Riinvest kërkojnë përfshirjen e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit për rritjen e sigurisë energjetike

Përfshirja e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit natyror dhe rishikimi i Strategjisë së Energjisë ishin ndër rekomandimet kryesore që…

11 minutes ago

Rama to DW: No one can teach me about beauty, resignation has not been and will not be an option

Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e…

18 minutes ago

MEP Nicolae Ștefănuță publishes footage of clashes outside Parliament: Police violence against protesters is unacceptable

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian dhe eurodeputeti Nicolae Ștefănuță ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e cilëson si dhunë policore…

19 minutes ago

Housekeeper left disfigured by his dog, Chris Brown ordered to pay $13 million fine

Një gjykatë në Los Angeles ka vendosur që këngëtari amerikan Chris Brown mban përgjegjësi për sulmin e qenit të tij…

19 minutes ago

Rita Ora Stuns in Photos from Luxurious Mykonos Vacation: I Needed a Spiritual Refresh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale,…

19 minutes ago