lifestyle

Si të trajtoni të vrarat nga këpuca në kushte shtëpie

Ditë e fundit me siguri keni vënë re që shumë femra kanë filluar të heqin nga përdorimi çizmet dhe këpucët e rënda dimëore për t’i lënë vend sandaleve e balerinave shumëngjyrëshe. Por krahas këtij rizgjimi pranveror, me siguri ju kanë zënë sytë edhe leukoplastët e ndryshëm që shpesh duken mbi këpucë. Duhet ta pranojmë që sandalet dhe këpucet pranverore kanë një minus të madh: flluskat që formohen në shputat e këmbëve.

Ecja dhe qëndrimi në këmbë për orë të tëra, djersitja, mbathja e këpucëve pa çorape apo dhe vetë shtrëngimi i tyre krijojnë habitatin ideal për formimin e qeskave të dhimbshme me lëng që njihen ndryshe si flluska. Flluskat janë përgjigjja auto-imune e trupit tonë për t’u mbrojtur nga fërkimi i lëkurës me djersën ose materialin e këpucëve e sandaleve. Ju mund t’i trajtoni ato me metoda natyrale të thjeshta dhe që nuk ju rëndojnë xhepin.

Të lidhura

None found

Xhel Aloe vera: Xheli i bimës së Aloe veras ka veti anti-inflamatore të forta. Ai lehtëson çdo lloj inflamacioni siç janë në këtë rast enjtja dhe skuqja e lëkurës. Ai ka gjithashtu aftësi hidratuese.

Uthulla e mollës: Uthulla e mollës parandalon inflamacionin e lëkurës. Merrni një tampon pambuku dhe njomeni me uthull molle , vendoseni butësisht rreth zonës së flluskës dhe mbajeni për disa minuta.
Pasta e dhëmbëve (kolinozi): Mund ta keni përdorur në fytyrë, për larjen e shumë objekteve, por ky produkt ka efekt shumë pozitiv në qoftë se keni probleme me flluskat.

Vazelina: Në qoftë se doni të eleminoni sa më shpejt të jetë e mundur flluskat e fryra pas këmbëve futini në ujë të ngrohtë dhe pas fshirjes lyejini me vazelinë.

të fundit

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

6 hours ago

Xavi Espart, talenti i Barcelonës: Kurrë nuk do të luaja për Real Madridin

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…

6 hours ago

Detaje të reja shqetësuese: Musiala kaloi vetëm dy episode neurologjike gjatë 12 javëve të rikuperimit

Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…

6 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 23 Nentor 2026

Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…

6 hours ago

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

7 hours ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

7 hours ago