Universi ka një mesazh për ju! Tri shenjat më me fat në dashuri

Sapo jemi futur në muajin e Demit me Mërkurin dhe Venusin, i cili ka qenë në këtë shenjë që prej 14 prillit.

Kjo do të thotë se për shenjat e mëposhtme marrëdhëniet e tyre në dashuri do të fillojnë të përmirësohen.

DEMI. Java filloi me optimizëm për disa shenja të zodiakut, kryesisht në marrëdhëniet dashurore. Prezenca e Mërkurit  lejon shenjën e demit të afrohet më shumë me partnerin. Marsi ju jep guximin të ecni me kokën lart dhe të dëgjoni zërin e zemrës suaj, ndërsa ndikimi i gaforres ju lejon të bëheni më romantik dhe të ëmbël.

PESHORJA. Së bashku me partnerin tuaj do të punoni, argëtoheni dhe do të krijoni diçka që të dy e dëshironit për një kohë të gjatë. Do të zbuloni se bota është vetëm për ju dhe mundësi të reja po krijohen posaçërisht për ju.

AKREPI. Fakti që jeni kaq të ndjeshëm do të thotë se jeni të favorizuar nga ana astrologjike gjatë gjithë vitit. Këto ditë do të merrni një mesazh të veçantë nga universi që do t’ju thotë “jini aty për të  dashurit tuaj” dhe veçanërisht për partnerin tuaj. Lidhja juaj me partnerin do të përforcohet dhe kjo është diçka që nuk e keni provuar kurrë më parë edhe pse jeni persona me marrëdhënie afatgjata.


Shtuar 22.04.2021 14:53