lifestyle

Uji i rozmarinës dhe vetitë magjike për përkujdesjen e flokëve

Thonë se flokët janë gjysma e bukurisë, prandaj edhe shumë nga ne përkujdesemi për flokët duke përdorur produkte dhe maska të ndryshme për të pasur flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Një nga maskat që po qarkullon së tepërmi në rrjetet sociale është uji i rozmarinës.

Të lidhura

None found

Uji i rozmarinës ka qenë një element kryesor në shumë rituale të bukurisë së kulturës mesdhetare për shekuj, dhe besohet se ndikon në rritjen e flokëve. Ju mund ta bëni vet në shtëpi ose mund ta blini të gatshëm në dyqane kozmetike.

“Uji i rozmarinës ka disa përfitime kryesore që e mbajnë skalpin të shëndetshëm dhe folikulat e flokëve, të cilat nxisin rritjen,” thotë për POPSUGAR dermatologia e certifikuar nga bordi Deanne Mraz , MD, FAAD.

“Ajo ka veti anti-inflamatore dhe veti anti-mikrobike, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e zbokthit dhe psoriazën(krujtjen) e kokës .”

Si mund ta përgatisim ujin e rozmarinës në shtëpi?

Së pari, zieni rreth tre gota ujë. Më pas, do të shtoni dy degë rozmarine të freskëta në ujë. Hiqeni tenxheren nga zjarri e lini të ftohet dhe e vendosni në një shishe qelqi. Nëse do doni që ta përdorni për një kohë më të gjatë mbani shishen në frigorifer.

Ekspertët besojnë se koha më e mirë për të aplikuar ujin me rozmarinë është pasi t’i keni larë flokët, por mund ta përdorni edhe në flokë të thatë dhe më pas mund ta shpëlani. Pas kësaj krihni flokët si zakonisht.

Sa shpesh duhet të përdorni ujin me rozmarinë për flokët ?

Ju mund ta përdorni ujin me rozmarinë çdo ditë, por që duhet të keni kujdes nga përdorimi i tepërt.

Fillimisht ju duhet të shikoni se sa i ndjeshëm është floku dhe koka për të shmangur acarimin dhe tharjen. Nëse keni një skalp të thatë ose flokë të brishtë, Dr. Mraz thotë se mund të përdorni ujë rozmarine shumë shpesh. Përdorimi i saj dy herë në javë është mëse e mjaftueshme.

të fundit

Operacion i befasishëm i FBI-së në Shtëpinë e Bardhë për rrjedhjen e të dhënave, zyrtarëve u sekuestrohen celularët

Administrata presidenciale ka nisur një hetim të thelluar për të zbuluar se kush e përçoi informacionin mbi problemet e sigurisë…

5 minutes ago

Fernando Torres zgjedh Julian Alvarezin si më të mirin në botë, jo Lionel Messin

Një legjendë e Spanjës ka lënë jashtë Lionel Messin kur ka zgjedhur futbollistin aktual të Argjentinës që sipas tij është…

12 minutes ago

Tetovo-Prizren and Skopje-Blace road projects in Nikolloski’s focus

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha sot se dinamika e ndërtimit tërrugës Tetovë-Prizren po vijon sipas planit dhe…

14 minutes ago

Delayed agricultural subsidy payments to be settled after Budget revision, Hoxha announces

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka bërë të ditur se pagesat e subvencioneve që janë në pritje do të realizohen…

14 minutes ago

Abdixhiku Halts Government Negotiations, Announces 148 Signatures for Extraordinary Assembly

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se janë deponuar 148 nënshkrime për thirrjen e Kuvendit…

16 minutes ago

EU: Return to work of Serbian judges and prosecutors part of normalization talks

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të…

16 minutes ago