Tronditje ligjore? Tetori sipas yjeve, zbulohen 3 shenjat më të favorizuara

Bashkë me muajin tetor vjen në “Abc e Pasdites”  edhe parashikimi i yjeve. Astrologu Jorgo Pulla gjatë intervistës me Ermal Peçin u ndal në secilën shenjë se si do të jetë muaji për to, por ndërkohë edhe fushat në të cilat duhet të kemi kujdes.

Të gjitha shenjat duhet të kenë kujdes me anën ligjore, ndaj gënjeshtrat, mashtrimet dhe skandalet do të dalin në sipërfaqe. Sipas Jorgos, këtë muaj do të ketë tronditje të mëdha saqë nëse çekiçi rrëzohet thyen mermerin.

“Ky muaj ka trokitur shumë mirë. Do dëgjojmë kënaqësira dhe vështirësi. Meqënëse është muaji I ligjit do kemi ca do bëjmë me ligjin këtë muaj. Ky muaj do të mbahet mend për gjëra që nuk I kemi dëgjuar kemi shumë kohë dhe do të ketë gjëra që do të ndikojnë me çështje që kanë të bëjnë me problem ndryshme”, theksoi Jorgo.

Motoja e këtij muaji sipas tij është “Eci avash sepse nxitoj”.  Ai shtoi se shenjat më të përkëdhelura të këtij muaji janë Dashi, Peshorja, Shigjetari, ndërsa shenjat që duhet të kenë kujdes janë Demi, Gaforrja dhe Ujori.


Shtuar 1.10.2021 18:22