Tri kura natyrale si të shmangni dhimbjet e barkut në vjeshtë

Kur ftohet koha ndër të parët që e ndjen dhe jep sinjalet e tij është organizmi.

Kjo është e vërtetë sidomos për persona të cilët vuajnë nga sëmundjet e stomakut, duke qenë një organ shumë delikat e i ndjeshëm. Për të shmangur këtë nuk ka gjithnjë nevojë të drejtoheni tek medikamentet qetësuese. Përtej rasteve kur ato janë të rekomanduara nga mjeku juaj. Krahas tyre mund ta kuroni trupin tuaj edhe me disa kura natyrale e shumë efikase.

Filloni me xhinxherin

Nëse ju dhemb stomaku në mënyrë të vazhdueshme, xhinxheri do të kthehet në mikun tuaj më të mirë. Xhinxheri ndihmon në luftimin e infeksioneve që mund të prekin stomakun tuaj, gjithashtu largon gripin dhe të ftohurën. Kështu që mundohuni të shtoni pak xhinxher të çdo ushqim që konsumoni. Ose mund të përgatisni pak çaj të ngrohtë dhe ta konsumoni çdo ditë. Mjafton të zieni ujin për çaj dhe ti shtoni brenda disa feta xhinxher. Lëreni ashtu për disa minuta e më pas mund ta konsumoni kur çaji të ketë marrë shijen djegëse të xhinxherit.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është një nga shërueset sekrete të shumë sëmundjeve. Nuk mund të mungojë kurrësesi në shtëpi gjatë periudhës së vjeshtës apo dimrit. Kështu që nëse përjetoni dhimbje stomaku, shtoni një lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë. Këtë pije konsumojeni gjithnjë para vakteve derisa të ndiheni më mirë.

Uji i orizit

Në rastet kur keni diarre apo të përziera në stomak kura më e mirë është uji i orizit. Kjo do të ndihmojë në kurimin e dhimbjes në një kohë shumë të shkurtër. Mjafton të zieni orizin dhe të merrni prej tij lëngun që lëshon. Konsumojeni menjëherë dhe sipas dëshirës shtoni edhe gjysmë lugë çaji mjaltë apo kanellë. Krahas këtyre kurave sigurohuni që gjithnjë të merrni medikamentet e duhura dhe të këshilloheni me një mjek specialist.


Shtuar 26.10.2022 17:27