lifestyle

Trembeni befasisht teksa jeni në gjumë të thellë, ky është shkaku

A ju ka ndodhur ndonjëherë që vrullshëm të trembeni derisa përpiqeni të flini gjumë?

Trembja e vrullshme dhe e befasishme derisa flemë gjumë të thellë është gjendje hipnotike, përkatësisht ngërç i paqëllimshëm i muskujve.

Të lidhura

None found

LiveScience shkruan që emrin e ka marrë sipas gjendjes hipnagogjike, përkatësisht sipas periudhës kalimtare midis përgjumjes dhe gjumit.

Ngërçet e muskujve mund të ndodhin spontanisht apo mund të jenë të shkaktuar nga ndikimet e jashtme si p.sh. të tingujve apo dritës.

Disa njerëz thonë që bashkë me trembjen dinë të përjetojnë edhe halucinacione.

Disa shkencëtarë besojnë që stresi, sasia e madhe e kafeinës, lodhja dhe mungesa e gjumit mund të shtojnë shpeshtësinë e shanseve për trembje hipnagogjike, mirëpo ajo dukuri ende nuk është hulumtuar sa duhet.

Të tjerë thonë që trembjes mund t’i kontribuojë edhe aktiviteti i shtuar fizik në orët e mbrëmjes.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt përse saktësisht shfaqet ajo trembje, mirëpo ekzistojnë disa teori. Njëra thotë që ajo është kalimi natyral i trupit nga të qenit zgjuar në gjumë dhe se shfaqet kur nervat dobësohen gjatë procesit.

Edhe një ide e popullarizuat mbështetet në teorinë evolutive, andaj thotë që ato ngërçe në të vërtetë janë refleks i lashtë i primatëve ndaj relaksimit të muskujve gjatë rënies në gjumë.

Në të vërtetë, relaksimi nënkupton që primati bie nga degët e drurit, prandaj kjo shkakton reagim të shpejtë të muskujve.

Megjithatë, shkencëtarët pajtohen që fjala është për dukurinë e parrezikshme dhe të zakonshme rreth së cilës nuk duhet të shqetësoheni.

të fundit

Bedri Hamza përshëndet 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, thekson aleancën dhe mirënjohjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai…

1 minute ago

Rising prices / Albania is losing the advantage of being a “cheap destination”

Për shumë vite, Shqipëria u promovua si alternativa ekonomike e Mesdheut, një destinacion ku mund të shijohej deti me kosto…

2 minutes ago

Ankara nën masa të jashtëzakonshme për samitin e NATO-s, kryeqyteti vishet për Trump dhe delegacionet, ndërsa qytetarët kundërshtojnë

Në prag të samitit të NATO-s, Ankaraja është futur në gatishmëri të lartë, teksa në kryeqytetin turk pritet të mbërrijnë…

2 minutes ago

Interpol issues “red notice” for 39-year-old suspected in Monaco bombing, images show her disguised as a man and with a snake tattoo on her arm

Një “njoftim i kuq” është shpallur nga Interpoli për kapjen e 39-vjeçares Anastasia Berezovskaya, e cila dyshohet se është e…

3 minutes ago

US Embassy in Tirana marks 250th anniversary: A celebration of history, freedom and what lies ahead

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së…

3 minutes ago

Ukraine Denies Moscow’s Claims on Kostyantynivka: “False Claims” About Capturing the Strategic City

Ukraina ka kundërshtuar deklaratat e Rusisë se trupat e saj kanë vënë nën kontroll Kostyantynivka-n, qytet në lindje të vendit.…

3 minutes ago