lifestyle

Tre elementë që duhet të ketë marrëdhënia juaj për t’i rezistuar kohës

Të gjithë duan të besojnë se marrëdhënia e tyre mund t’i rezistojë kohës. Teksa askush nuk e di me siguri se çfarë do të sjellë e ardhmja, ka disa shenja që mund t’ju tregojnë nëse marrëdhënia juaj ka atë që duhet për të zgjatur për një kohë të gjatë. Sigurisht që respekti, dashuria, vlerësimi i ndërsjellë dhe shumë të tjera kontribuojnë që një çift të qëndrojë së bashku për një kohë të gjatë, por ekspertët e marrëdhënieve i konsiderojnë tre elementët e mëposhtëm thelbësorë për të mbajtur një marrëdhënie për vite me rradhë.

Besimi

Të lidhura

None found

Ju mund ta konsideroni të vetëkuptueshme se duhet të ketë besim në një marrëdhënie, por shumë herë nuk është kështu.

“Është e vështirë të jesh i hapur dhe të ndash problemet dhe mendimet me të tjerët,” vëren Kimberly Hershenson, eksperte e marrëdhënieve.

“Kur njëri partner mund t’i “hapet” partnerit të tij, është e rëndësishme që ky besim të mos thyhet. Dhe kur themi besim, nuk nënkuptojmë vetëm të flasim për mënyrën sesi keni luajtur si fëmijë apo çfarë ka ndodhur në punë, por mos e zhgënjeni personin tjetër”.

Komunikimi

Kur jeni në një marrëdhënie të përkushtuar për një kohë të gjatë, ju zhvilloni kodet tuaja të komunikimit.

“Shumë njerëz janë në marrëdhënie ku po kalojnë kohë të mirë dhe po argëtohen, por luftojnë për të komunikuar nevojat dhe mendimet e tyre më të thella ,” thotë këshilltari i martesës Eric Hunt. “I lidhur drejtpërdrejt me besimin, komunikimi i dobët lidhet me probleme më të mëdha në marrëdhënie dhe zakonisht është shkaku i shumë konflikteve. Çiftet që mund të komunikojnë me njëri-tjetrin i kuptojnë më mirë nevojat e tyre dhe bëhen më të afërt”.

Mirëkuptimi

Të gjithë kanë mënyra të ndryshme për të shprehur dhe përjetuar dashurinë në mënyrën e tyre. Nëse jeni prej kohësh bashkë do e keni kuptuar se çfarë e bën të lumtur partnerin tuaj dhe do dini si të tregoni kujdesin dhe dashurinë tuaj. “Jo të gjithë e përjetojnë dashurinë dhe mirësinë në të njëjtën mënyrë. Kur të kuptojmë nevojat e partnerit tonë, do të jetë më e lehtë të përçojmë dashurinë tonë dhe të tregojmë kujdesin tonë në një mënyrë që ai e pranon. Sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për anën tjetër”, thotë terapisti Jim Seibold.

të fundit

Bërvenicë, pjesëmarrja në balotazh arrin në 40,49 për qind deri në orën 15:00

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…

1 minute ago

Ministria e Shëndetësisë: Vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë të drejtën e vaksinimit

Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…

2 minutes ago

Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias: Përpara nesh mbeteshin edhe 85 minuta pas golit të parë

Dean KlafuriçTirana u mposht nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të Superiores [...]Read More...

2 minutes ago

Bejta rikthen në Big Brother VIP Kosova 5 vallëzimin viral të këngës “Lule

Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…

7 minutes ago

I shfrytëzuam dobësitë e Tiranës dhe e vendosëm ndeshjen”, Dede fokusohet te Conference League: Duhet të rikuperojmë para sfidës me Craiovën

Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

8 minutes ago

Two people arrested in Gostivar, police seize cocaine and marijuana

Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…

16 minutes ago