Top qytetet globale për ata që duan të ecin dhe jo të ngasin makinë

Milano renditet si qyteti i dytë më i mirë në botë për t’u vizituar në këmbë, duke u pozicionuar menjëherë pas Mynihut, sipas një studimi të publikuar nga faqja australiane Compare the Market. Kjo renditje bazohet në disa kritere që favorizojnë turistët që preferojnë të shmangin përdorimin e makinës.

Ndër faktorët e vlerësuar janë: shtigjet e biçikletave, zonat për këmbësorë, afërsia me shërbimet bazë, siguria publike, si dhe kostoja e transportit publik. Milano spikat për numrin marramendës të shtigjeve të biçikletave, plot 1,941,010 kilometra, ndërkohë që 80% e banorëve jetojnë brenda një kilometri nga shërbime shëndetësore dhe arsimore.

Mynihu, i cili mban vendin e parë, ka 86% të popullsisë që jeton pranë zonave pa makina, ndërkohë që edhe pse transporti publik aty është ndër më të shtrenjtët në botë, është ndër më të sigurtët.

Në vendin e tretë renditet Varshava, e cila përfiton nga përmasat e vogla dhe transporti i përballueshëm, me një biletë ditore prej vetëm 3.50 euro. Gjithashtu, 74% e popullsisë së saj jeton pranë zonave të qeta pa makina.

Renditja e 10 qyteteve më të mira për të ecur në këmbë:

  1. Mynih (Gjermani)
  2. Milano (Itali)
  3. Varshavë (Poloni)
  4. Helsinki
  5. Paris
  6. Tokio
  7. Madrid
  8. Oslo
  9. Kopenhagen
  10. Amsterdam

Ndërkohë, në fund të renditjes ndodhen qytete si Johanesburgu, Patra, Dallas, Hjuston dhe Manila, të cilët konsiderohen më pak të përshtatshëm për këmbësorët, për shkak të mungesës së infrastrukturës, shtigjeve të pakta për biçikleta dhe niveleve të ulëta të sigurisë.


Shtuar 7.05.2025 17:33

Tags: ,