Këtë sezon getat e kuqe i kemi parë në sfilatat e shtëpive të modës si: Gucci, Chanel, David Koma dhe tani janë zhvendosur në rrugë
Twiggy i ka veshur ato në vitet ’60 të shekullit të kaluar, dhe siç janë gjërat, tani ato janë kthyer më fuqishëm se kurrë më parë.
Getat e kuqe në ngjyrën hit të festave të fundvitit, së fundmi janë shfaqur në sfilata të shumta të shtëpive të modës (më) të mëdha dhe disa më të vogla.
I pamë në pista gjatë prezantimit të koleksioneve të reja të markave siç janë: Isabel Marant, Gucci, David Koma, Talia Byre dhe Chanel.