Mbrojtja nga dielli nuk nënkupton vetëm aplikimin e një kremi me faktor UV, por edhe mbajtjen e syzeve të diellit. Megjithatë, ekspertët kanë përcaktuar në bazë të hulumtimeve se nuk është mirë të mbani syze dielli gjatë gjithë kohës, e sidomos herët në mëngjes.
Në momente të caktuara të ditës, fshehja e syve pas syzeve nuk është një ide e mirë. Studimet tregojnë se fotoreceptorët në sy ndihmojnë në rregullimin e ritmit cirkadian të trupit, i cili luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e gjumit, oreksit dhe shumë proceseve të tjera në trup.
Hulumtimet tregojnë se ata që marrin “nivele të larta” të dritës së ndritshme në mëngjes shpesh flenë më mirë se ata që nuk janë të ekspozuar ndaj dritës dhe mbajtja e syzeve të diellit mund të ndërhyjë në këto procese natyrore. Profesori i oftalmologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, Dr.Stephen Foster, thotë se është më mirë të shmangni mbajtjen e syzeve të diellit ndërmjet orës 9 dhe 10 të mëngjesit.