lifestyle

Të dëmshme në këtë sezon, 6 ushqimet që nuk duhet t’i hani gjatë dimrit

Produktet e freskëta dhe me lëng mund të duken të duhura përgjatë dimrit, por duhet të keni parasysh që në këto muaj të ftohtë, shumica e tyre vijnë nga rajonet e ngrohta. Gjatë këtij procesi transportimi, veçoritë e tyre të dobishme mund të zbehen, duke u lënë atyre pak ose aspak me vlera ushqyese. Më poshtë Living.al do ju tregojë se cilat janë disa nga ushqmet që kurrë nuk duhet t’i konsumoni në dimër.

1. Shpargujt

Të lidhura

None found

Koha më e mirë e shpargujve është në pranverë, stina e tyre natyrale. Në dimër ato vijnë nga Peruja ose Kina dhe gjatë kësaj periudhe jo vetëm kanë shije më të zbehtë, por edhe vitaminat zhduken gjithashtu.

2. Zarzavate të paketuara

Zarzavatet e paketuara janë larë dhe prerë paraprakisht për t’i bërë më të lehta për t’u gatuar dhe konsumuar. Një larje e tillë paraprake mund të dëmtojë fibrat e zarzavateve dhe të çojë në humbjen e vitaminave. Është më mirë të presësh stinën e verës për t’i konsumuar.

3. Luleshtrydhet dhe boronicat

Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C e cila forcon kolagjenin, ndërsa boronicat ndihmojnë në parandalimin e kancerit të lëkurës dhe rrisin aktivitetin e trurit. Në dimër ato vijnë nga vende të largëta dhe nuk kanë të njëjtën shije dhe aromë siç i kanë në stinën e tyre.

4. Produktet e qumështit

Disa produkte si gjiza apo qumështi duhet të konsumohen me kujdes në dimër. Gjiza mund të rrisë sekretimin e mukusit dhe mund të ndikojë në gjendjen e përgjithshme të trupit. Njerëzit të cilët tashmë kanë kollë ose ftohje ose që vuajnë nga astma mund ta përkeqësojnë problemin e tyre duke e konsumuar atë. Kjo sepse qumështi mund të shkaktojë gëlbazë.

5. Sheqeri

Rezulton, se sheqeri mund të nxisë depresionin në dimër. Marrja e sheqerit shkakton proceset e inflamacionit në trupin tuaj dhe zvogëlon lirimin e dopaminës, një element që luan një rol në mënyrën sesi ndjejmë kënaqësi. Dimri është një sezon mjaft i zymtë për shumë njerëz dhe konsumi shtesë i sheqernave mund ta bëjë atë edhe më keq.

6. Mishi i kuq

Mishi i kuq është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave që është i nevojshëm për forcimin e muskujve dhe metabolizmit. Sidoqoftë, konsumimi i shpeshtë i tij mund të shkaktojë një përqendrim të mukusit në fytin tuaj. Është më mirë të zgjidhni të hani pulë ose peshk gjatë këtij sezoni.

të fundit

Franca liron 10 milionë fuçi nga rezervat strategjike, karburantet shiten më lirë

Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…

16 minutes ago

Mbrojtësi i Skënderbeut Georgios Lagonidis, i shpallur lojtari më i mirë ndaj Vllaznisë, rikthehet në Athinë

Skënderbeu - VllazniaNga Drejtoria Teknike e FSHF-së, mbrojtësi grek i ekipit korçar, Georgios Lagonidis, u vlerësua me çmimin “Lojtari i…

40 minutes ago

Zhegrova dhuron asistimin, Alajbegovic ndëshkon Napolin me supergol

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.“Zonja e Vjetër” e mori…

46 minutes ago

Ish-futbollisti islandez rrëfen dhimbjen: Funeralin e nënës e ndoqa në YouTube pasi klubi e kërkoi në stërvitje

Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se…

46 minutes ago

Mazari: Do të luaja edhe portier për Elbasanin, synimi im është ndeshja e radhës

Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…

1 hour ago

Gërvalla calls for a swift and full investigation following tragedy in Demiraj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…

1 hour ago