Në Las Vegas, Kim Kardashian u bë qendra e vëmendjes duke u paraqitur me dy veshje guximtare prej lëkure, në mbështetje të partnerit të saj, pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton.
Ylli 46-vjeçar i reality show-ve fillimisht veshi një kostum të kuq prej lëkure, me xhaketë dhe pantallona të ngushta që i nënvizonin linjat e trupit. Më pas, ajo ndryshoi pamje dhe zgjodhi të njëjtin model në ngjyrë të zezë.
None found
Pamjen e plotësoi me syze të errëta, taka të larta me majë dhe flokët e gjatë të zinj të lëmuar me elegancë. Me këto dy paraqitje, ajo u shndërrua në një nga figurat më të komentuara të fundjavës në Las Vegas.
Ylli amerikan ndodhej në qytet për të mbështetur Hamiltonin, me të cilin që prej shkurtit të këtij viti është përfolur për një lidhje romantike. Raporti i tyre duket se po bëhet gjithnjë e më serioz dhe dyshja nuk e fsheh më afërsinë.
Sipas raportimeve, Kim e ka shoqëruar Hamiltonin edhe në disa gara të Formula 1 këtë sezon, përfshirë Çmimin e Madh të Monakos, Singaporit dhe tashmë Las Vegasit. Dyshja është parë gjithashtu në Japoni, Paris dhe në një hotel luksoz në Cotswolds të Anglisë.
Vëmendje ka tërhequr edhe afrimiteti i pilotit britanik me katër fëmijët e Kim Kardashian, të cilët ajo i ka nga martesa e mëparshme me reperin Kanye West.
“Fëmijët e të dashurës sime, më pëlqen të kaloj kohë me ta. Ajo ka katër, kështu që kaloj kohë duke luajtur me këta fëmijë. Këtë vit u bleva edhe një qen, kështu që Halo i vogël është anëtari më i ri i familjes”, u shpreh piloti i Formula 1.
Kim është nënë e North, 13 vjeç, Saint, 10 vjeç, Chicago, 8 vjeç dhe Psalm, 7 vjeç.
Për lidhjen e re, Kim u shpreh: “Jam vërtet shumë e lumtur.” Edhe ajo ka dhënë shenja se kjo marrëdhënie po shkon në drejtimin e duhur. Në një episod të reality show-t “The Kardashians”, ajo pranoi se ndihej shumë e lumtur me jetën e saj sentimentale.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Në këtë ceremoni,…
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 80.8 lekë dhe shitet për 82 lekë. Euro, blihet me 89 lekë…
Një tufë flokësh që i përkiste George Washington, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shitur në…
Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigrantësh…
Është e lehtë të tregosh dashuri kur gjithçka shkon mirë. Por një kundërshtim, një refuzim apo një bisedë e pakëndshme…
Këtë të hënë, moti parashikohet me reshje intensive shiu në disa zona të Shqipërisë. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet…