lifestyle

Disa këshilla për të pasur flokë të bukur dhe të shëndetshëm në dimër

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta i bëjnë flokët të ashpër dhe të duken të pajetë. Prandaj duhet treguar një kujdes i madh për ta edhe gjatë stinës së ftohtë. Kush më mirë se parukierja e VIP-ave, Lisa Laudat mund t’ju japë disa këshilla të vlefshme për kujdesin ndaj flokëve? Këto janë këshillat e Laudat nëse doni që flokët tuaj të duken edhe në dimër, po aq bukur sa në verë.

Ju duhet një furçë dhëmbësh

Të lidhura

None found

Hidhni pak llakë flokësh në një furçë dhëmbësh dhe ta kalojeni sipër flokëve. Kjo do t’i bëjë ata të duken më të shëndetshëm, më të rregullt dhe nuk do të dridhen lehtësisht siç ndodh zakonsiht në dimër.

Mos i thani me peshqir, përdorni një bluzë në vend të tij

Pasi i keni larë, në vend të peshqirit do të ishte më mirë të përdornit një bluzë pambuku për t`i tharë flokët. Peshqiri është shumë i ashpër për flokët tuaj, ndërsa bluza e pambukut është e butë dhe është një zgjidhje më e mirë gjatë stinës së ftohtë.

Hidratohuni

Ashtu si gjatë verës, edhe gjatë dimrit duhet të konsumojmë shumë ujë, në mënyrë që lëkura dhe flokët tanë të duken dhe të jenë më të shëndetshëm.

Kujdes me krehjen e tepërt

Nëse i krihni shpesh mund t’i këpusni ose t’i ndani majat e flokëve më dysh, kështu që sa më rrallë t’i krihni, aq më mirë.

Shmangni larjen e përditshme

Flokët kanë tendencën të bëhen më shpejt për t’u larë në dimër, por larja e shpeshtë i dëmton ata. Përdorni shampo të thata, në vend të larjes së përditshme.

Kujdesuni për majat e flokëve

Majat e flokëve duken edhe më të thata gjatë dimrit, prandaj duhet të kujdeseni shumë për to. Majat e ndara nuk duken aspak bukur, prandaj përdorni një balsam ose serum në mënyrë që të jenë të kuruara.

Mbani një kapele

Kur flokët nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë, mjafton të vendosni një kapele. Ajo i mbron flokët gjithashtu edhe nga shumë elementë të dëmshëm.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago