Marrja e vitaminës D në moshën 60-vjeçare mund të zvogëlojë shanset për një atak në zemër deri në një të pestën, sipas një studimi të ri.
Në provën më të madhe të këtij lloji, njerëzit që morën suplemente kishin 19 për qind më pak atake në zemër sesa ata që merrnin një placebo.
Gjithashtu, personat që merrnin vitaminën D ulën shanset e tyre për të pasur nevojë për një operacion në zemër.
Ndërsa vitamina D dihet se mbron kockat dhe muskujt, kërkimet mbi efektet e saj në shëndetin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut kanë qenë më të kufizuara.
Në këtë studim, 21,315 australianëve, të moshës 60-84 vjeç, iu dhanë ose tableta të vitaminës D ose placebo çdo muaj deri në 5 vjet.
Studiuesit më pas ekzaminuan të dhënat e spitalit për çdo problem kardiovaskular, duke përfshirë atakët në zemër dhe goditjet në tru.
Gjatë provës, 1336 pjesëmarrës përjetuan një problem kardiovaskular dhe shkalla e atakut në zemër ishte 19 për qind më e ulët në grupin që konsumuan vitaminë D.
Vitamina D është një lloj vitamine që trupi i njeriut e merr nga dieta dhe e prodhon kur ekspozohet në rrezet e diellit.
Autorët thanë në përfundim të studimit se këto gjetje tregojnë rëndësinë e vitaminës D për të parandaluar problemet me zemrën.