Një panel udhëheqës shëndetësorë kanë rekomanduar së fundmi se mosha në të cilën gratë kontrollohen rregullisht për kancerin e gjirit duhet të ulet nga 50 në 40
Onkologia Kleida Mati tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kanceri i gjirit është një sëmundje multifaktoriale ku ndikon gjenetika dhe stili i jetesës.
None found
Ajo u shpreh se stili i jetesës ndikon shumë në predispozitën për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
Një nga faktorët që e ul riskun për t’u prekur nga kjo sëmundje te gratë është ushqyerja me gji, nënvijëzoi onkologia.
“Ka disa faktorë që nuk mund t’i modifikojmë siç është gjenetika. Por ka faktorë të tjerë që i kemi në dorë siç është stili i jetesës; gratë duhet të jenë sa më shumë aktive, të mos pinë alkool, ushqyerja me gji është shumë e rëndësishme, faktorët e një jete të shëndetshme ndikojnë pozitivisht. Kanceri është një sëmundje multifaktoriale, secili ndikon nga pak. Ushqyerja me gji ndihmon në uljen e riskut për zhvillimin e kancerit të gjirit”, tha mjekja.
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…
Kryetari i LSDM-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në emisionin “Studio e Natës” në 4TV, deklaroi se është i…
Gjyqtarët në Izrael i kanë rekomanduar prokurorisë të shqyrtojë tërheqjen e akuzave për ryshfet ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, në një…
Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Club Brugge, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar vizitën e ambasadorit amerikan Eric Wendt në…
Skuadra e Romës ka ndalur hovin e Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Pas katër fitoreve në po aq ndeshje…