lifestyle

Studimi: Si një avokado në javë ul rrezikun e kësaj sëmundjeje të përhapur

Sipas një studimi të ri shkencor në SHBA, njerëzit që hanë të paktën dy racione avokado në javë (çdo porcion është gjysmë avokado) kanë një rrezik më të ulët kardiovaskular sesa ata që hanë avokado rrallë ose kurrë.

Studiuesit analizuan të dhënat nga gati 69,000 gra të moshës 30-55 vjeç dhe 41,700 burra të moshës 40-75 vjeç pa kancer, sëmundje koronare të zemrës ose goditje në tru në fillim të studimit. Ka pasur 9,185 raste të sëmundjes koronare të zemrës dhe 5,290 goditje gjatë saj.

Të lidhura

None found

Studimi zbuloi se ata që hanin të paktën dy racione me gjysmë avokado, ose një avokado të plotë në javë, kishin një rrezik 16% më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një rrezik 21% më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës në veçanti.

Zëvendësimi i një porcioni ditor të margarinës, gjalpit, vezëve, kosit, djathit ose mishit të përpunuar si proshuta me të njëjtën sasi avokadoje u shoqërua me një reduktim prej 16% deri në 22% të rasteve kardiovaskulare. Nga ana tjetër, konsumimi i gjysmë porcioni avokado në ditë, në vend të një sasie ekuivalente vaj ulliri, arra dhe vajra të tjerë bimorë, nuk kishte asnjë përfitim shtesë.

Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme të pangopura, si dhe përbërës të tjerë që janë të lidhur me shëndetin e mirë kardiovaskular. Studimet e kaluara klinike kanë zbuluar se avokado ka një efekt pozitiv në faktorët e rrezikut kardiovaskular, siç është kolesteroli i lartë. Konsumi i avokados ka qenë në rritje ndërkombëtarisht vitet e fundit./albeu.com

të fundit

Mendi Qyra: In our first year, we paid off 2.5 million euros in debt and moved projects forward

Në vitin e parë të mandatit si kryetar i Komunës së Strugës Mendi Qyra thekson se ka arritur të shlyejë…

2 minutes ago

Këlliçi: Debati në Parlamentin Europian dëshmoi krizën e qeverisë së Ramës, nevojiten zgjedhje të lira dhe qeveri teknike

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas diskutimeve të zhvilluara sot në Parlamentin Europian, duke pretenduar se qëndrimet…

3 minutes ago

Pacolli announces new commission to oversee architects’ and engineers’ chambers

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është krijuar Komisioni i ri Mbikëqyrës për…

3 minutes ago

Kosovo joins Children’s Summit declaration, Kurti explains its aim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit…

3 minutes ago

Republican report: Epstein’s crimes could have been stopped, justice failed and powerful connections protected him

Autoritetet federale amerikane mund të kishin parandaluar krimet e Jeffrey Epstein pas vitit 2005, nëse hetuesit dhe prokurorët nuk do…

3 minutes ago

From pretrial detention, Meta calls for reversal of 2008 Rama-Berisha pact: Fully open lists and the return of mayoral runoffs

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar nga paraburgimi lidhur me Reformën Zgjedhore, duke kërkuar ndryshime të thella në sistemin politik dhe…

4 minutes ago