lifestyle

Një avokado në javë ul rrezikun e kësaj sëmundjeje të përhapur

Sipas një studimi të ri shkencor në SHBA, njerëzit që hanë të paktën dy racione avokado në javë (çdo porcion është gjysmë avokado) kanë një rrezik më të ulët kardiovaskular sesa ata që hanë avokado rrallë ose kurrë.

Studiuesit analizuan të dhënat nga gati 69,000 gra të moshës 30-55 vjeç dhe 41,700 burra të moshës 40-75 vjeç pa kancer, sëmundje koronare të zemrës ose goditje në tru në fillim të studimit. Ka pasur 9,185 raste të sëmundjes koronare të zemrës dhe 5,290 goditje gjatë saj.

Të lidhura

None found

Studimi zbuloi se ata që hanin të paktën dy racione me gjysmë avokado, ose një avokado të plotë në javë, kishin një rrezik 16% më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një rrezik 21% më të ulët të sëmundjeve koronare të zemrës në veçanti.

Zëvendësimi i një porcioni ditor të margarinës, gjalpit, vezëve, kosit, djathit ose mishit të përpunuar si proshuta me të njëjtën sasi avokadoje u shoqërua me një reduktim prej 16% deri në 22% të rasteve kardiovaskulare. Nga ana tjetër, konsumimi i gjysmë porcioni avokado në ditë, në vend të një sasie ekuivalente vaj ulliri, arra dhe vajra të tjerë bimorë, nuk kishte asnjë përfitim shtesë.

Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme të pangopura, si dhe përbërës të tjerë që janë të lidhur me shëndetin e mirë kardiovaskular. Studimet e kaluara klinike kanë zbuluar se avokado ka një efekt pozitiv në faktorët e rrezikut kardiovaskular, siç është kolesteroli i lartë. Konsumi i avokados ka qenë në rritje ndërkombëtarisht vitet e fundit.

të fundit

Pacolli njofton komision të ri për mbikëqyrjen e odave të arkitektëve dhe inxhinierëve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është krijuar Komisioni i ri Mbikëqyrës për…

2 minutes ago

Duka për ligjin e sponsorizimeve, biletat dhe zgjedhjen mes Sylvinhos e Maran

Presidenti Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin “Klan News” [...]Read More...

7 minutes ago

Akt dëshpërimi”, Lionel Messi përballet me kritika të rralla nga kampioni i botës

Legjenda e Argjentinës, Jorge Valdano, ka kritikuar ashpër Lionel Messin për një veprim gjatë finales së Kupës së Botës 2026,…

8 minutes ago

Raporti republikan: Krimet e Epstein mund të ishin ndalur, drejtësia dështoi dhe lidhjet e fuqishme e mbrojtën

Autoritetet federale amerikane mund të kishin parandaluar krimet e Jeffrey Epstein pas vitit 2005, nëse hetuesit dhe prokurorët nuk do…

8 minutes ago

Nga paraburgimi, Meta kërkon zhbërjen e paktit Rama-Berisha të vitit 2008: Lista 100% të hapura dhe rikthim të balotazhit vendor

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar nga paraburgimi lidhur me Reformën Zgjedhore, duke kërkuar ndryshime të thella në sistemin politik dhe…

20 minutes ago

Kosova mposhtet sërish nga Italia, ndeshja me Gjeorgjinë vendimtare për kualifikimet

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi nga Italia në kuadër të Grupit 10 të raundit…

27 minutes ago