lifestyle

STUDIMI: Alkooli rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë

Gratë e reja dhe të moshës së mesme që konsumojnë më shumë se një pije në ditë  kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje koronare të zemrës sesa ato që pinë më pak, sipas një studimi të kryer nga Instituti Amerikan i Shëndetit “Kaiser Permanente”. Studiuesit u fokusuan te gratë e moshës 18 deri në 65 vjeç, ndërsa përdorën të dhëna nga më shumë se 430,000 njerëz që morën kujdes mjekësor në organizatë.

Pjesëmarrësit, mesatarisht, ishin 44 vjeç dhe nuk kishin sëmundje të zemrës në fillim të studimit. Grupi përbëhej nga afërsisht 243,000 burra dhe 189,000 gra, të cilëve iu kërkua të plotësonin pyetësorët përkatës midis 2014 dhe 2015 për konsumin e tyre të alkoolit. Qëllimi qendror i studiuesve ishte të analizonin lidhjen midis nivelit të konsumit të alkoolit, të cilin pjesëmarrësit raportuan dhe diagnozës së sëmundjeve të zemrës në periudhën në vijim.

Të lidhura

None found

Përpara se të arrinin rezultatet, studiuesit kategorizuan konsumin total të alkoolit të pjesëmarrësve si të ulët (1-2 pije në javë), të moderuar (3-14 pije në javë për burrat, 3-7 pije në javë për gratë) ose të lartë (15 ose më shumë pije në javë për burrat dhe 8 ose më shumë pije në javë për gratë). Studimi nuk përfshiu subjekte që raportuan se nuk pinin alkool.

Gratë që raportuan se pinin tetë ose më shumë pije alkoolike në javë kishin 33 deri në 50 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës. Në të njëjtën kohë, gratë që thanë se pinin 3 pije alkoolike në ditë kishin 68 % më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës sesa ato që pinin më pak. Nga ana tjetër, meshkujt që konsumonin një sasi të madhe alkooli kishin 33% më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës sesa ata që pinin në një nivel të moderuar.

Jamal Rana, një kardiolog dhe autori kryesor i hulumtimit, theksoi sipas Washington Post se “rezultatet tregojnë se gratë që pinë më shumë se sasia e rekomanduar e një pije në ditë janë në rrezik të sëmundjes koronare të zemrës“.

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

4 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

5 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

5 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

11 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

17 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

23 minutes ago