Si “Tokyo” dhe si Xhensila: Modeli i flokëve që po bën namin këtë sezon (FOTO LAJM)

Këtë vit prerjet me baluke janë përfolur shumë më shumë se të tjerat, veçanërisht ato “shag”, prerja “wolf” (ujku), si një version më interesant i shag, apo edhe prerja “mullet”. Modeli “shullet” është fiks ashtu siç tingëllon, një përzierje e këtyre të dyjave.

Mund ta quajmë si një version më pak dramatik, duke qenë se zakonisht, në këtë prerje gjatësia e flokëve (dhe e balukeve), ruhet më shumë.

Nëse po kërkoni një prerje flokësh po aq stil sa shag apo mullet, por pa u angazhuar shumë për “t’u marrë me to”, atëherë shullet mund të jetë një ide e mirë. Ekspertët thonë se “shullet është për këdo që përpiqet të dalë nga pritshmëritë e flokëve për vjeshtën”.

Së fundmi ja kemi para këtë model Xhensilës e cila u duk kështu:

Modele të tjera:

 


Shtuar 25.09.2021 15:49