lifestyle

Si të zgjoheni më shpejt? Mjafton të keni parasysh këto hapa

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele. Disa thonë se është e pamundur të zgjohesh herët dhe të jesh në humor të mirë. Megjithëse shumë prej jush e konsiderojnë zgjimin herët në mëngjes si një sfidë të vërtetë, nuk ka pse të jetë aq e vështirë.

Këto janë 5 këshilla efektive që do ju ndihmojnë të çoheni herët sipas ‘Bright Side’:

Të lidhura

None found

1- Gjeni një arsye të mirë për tu çuar herët

Para se të shtriheni për të fjetur, hidhini edhe një herë një sy listës së gjërave që do bëni nesër. Ri-organizoni planet tuaja në mënyrë që detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi t’i përfundoni në mesditë. Do të vëreni ndryshime pozitive në aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës sepse mëngjesi është koha e duhur për të qenë produktivë dhe të suksesshëm në punë.

2-Nëse zgjoheni pak më herët, çohuni menjëherë nga krevati

Nëse e keni vënë alarmin në orën 6 të mëngjesit por i hapni sytë në 5:40 mos t’ju vijë keq për minutat e humbura. Nuk ka kuptim të flini sërish. Mendoni pozitivisht sepse keni 20 minuta më shumë kohë për veten tuaj.

3- Zgjohuni në të njëjtën kohë në ditët e javës dhe në fundjavë

Po, mund të duket si diçka e vështirë në fillim, por shumë shpejt truri dhe trupi juaj do mësohet me këtë gjë.

4-Kërceni

Provoni të kërceni e të hidheni nga krevati menjëherë sapo zgjoheni. Disa kërcime do e ndihmonin trupin tuaj të fitonte më shumë energji.

5-Hapni dritaren

Ndonjëherë edhe pasi jeni çuar nga krevati, ende ndjeheni sikur mendja juaj është ende në gjumë. Hapni dritaren ose akoma edhe më mirë, dilni në ballkon kur moti është i mirë. Merrni frymë thellë dhe do të shihni gjithçka shumë qartë.

të fundit

Arrestohet në Selanik i dyshuari si pjesëtar i bandës që mashtronte të moshuarat; sekuestrohen 21,200 euro dhe sende me vlerë

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]Read…

23 minutes ago

Lirohen Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, të shoqëruar nga policia pasi refuzuan gjobat

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

24 minutes ago

Como triumfon me nëntë gola në transfertën ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve

Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës…

35 minutes ago

Arsenali fiton 2-1 në transfertë ndaj Slavia Pragës

Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi…

35 minutes ago

Komandanti i Emergjencave Civile del në terren, shton shpresat për fatin e 69-vjeçarit: Ka gjasa të gjendet i gjallë

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

36 minutes ago

Goxhaj accuses opposition of dividing protesters: No concrete plans yet for Saturday’s national rally

Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…

39 minutes ago