lifestyle

Përse duhet të zgjoheni shumë herët në mëngjes

Siç edhe kishte thënë Benjamin Franklin, fjetja dhe zgjimi herët e bëjnë një njeri të shëndetshëm, të pasur e të mençur

Por, përveç nëse flini herët, zgjimi herët në mëngjes nuk është gjë e lehtë, ndonëse ofron përfitime të shumta shëndetësore.

Të lidhura

None found

Shkenca i ka konfirmuar efektet e shumta pozitive që zgjimi herët i sjell, andaj më poshtë jua sjellim këto arsye:

Paqe dhe qetësi

Zgjimi nga gjumi para shumicës së njerëzve i ka avantazhet e veta. Nuk do të ballafaqoheni me trafik në komunikacion, me zhurma të ndryshme, prandaj edhe do ta shijoni qetësinë dhe paqen.

Relaksohuni dhe dëgjoni mendimet tuaja, admirojeni mëngjesin dhe fillojeni ditën me disponim të mirë. Kjo do t’jua përmirësojë shëndetin mendor, do t’i rritë nivelet e oksigjenit në tru, do ta ulë shtypjen e gjakut dhe i lehtëson dhimbjet e migrenës, transmeton Telegrafi.

Planifikimi dhe organizimi i ditës

Nëse zgjoheni më herët, do të keni më shumë kohë të mendoni dhe të organizoni. Nëse jeni më të organizuar, ju do të keni më pak stres dhe do të jeni më shumë produktiv.

Produktiviteti

Njerëzit që zgjohen herët janë më të përqendruar dhe disiplinuar, rrjedhimisht më produktivë. Këta njerëz janë më bashkëpunues, më këmbëngulës dhe kanë më shumë energji për t’i planifikuar më mirë aktivitetet.

Koha për shujtën e mëngjesit

Jemi duke jetuar në një botë ku gjithsecili është me nxitim për të shkuar diku, andaj gjithmonë kemi mungesë të kohës. Sidoqoftë, nëse zgjoheni më herët, ju do të keni më shumë kohë ta përgatitni mëngjesin, e cila është shujta më e rëndësishme e ditës.

Përveç këtyre, zgjimi herët ndikon që të keni edhe gjumë më kualitativ, nota më të mira, pamje më të mirë fizike, etj.

të fundit

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

18 seconds ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

33 seconds ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

51 seconds ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

1 minute ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 minutes ago

Arrestohet në Selanik i dyshuari si pjesëtar i bandës që mashtronte të moshuarat; sekuestrohen 21,200 euro dhe sende me vlerë

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]Read…

28 minutes ago