Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës disponon tashmë më shumë se 40 lloje sistemesh armatimi.
Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se Ditën e Forcës e shënoi në Tiranë, në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
None found
Kurti tha se gjatë mandatit të kaluar qeverisës fondet për ushtrinë janë trefishuar, ndërsa për mandatin aktual ka paralajmëruar investime që kapin vlerën e mbi 1 miliard eurove.
Sipas tij, në radhët e FSK-së janë angazhuar 3,220 ushtarë të rinj dhe Kosova po i arrin dy vjet më herët kapacitetet ushtarake të parashikuara për vitin 2028.
Ai theksoi se për 12 vjet FSK-ja kishte në përdorim vetëm një lloj pushke dhe një lloj pistolete, ndërsa gjatë qeverisjes së tij arsenali është pasuruar me mbi 40 lloje sistemesh armatimi.
Kryeministri përmendi gjithashtu kontratën e nënshkruar për ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve në Kosovë. Sipas tij, kjo fabrikë do të jetë ndërmarrje publike dhe do të prodhojë 100% në vend.
“Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s”, ka shkruar Kurti.
Rey Manaj ka shënuar “golin” më të rëndësishëm jashtë fushës së blertë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është bërë baba për…
Thierry Henry beson se Arsenali është aktualisht skuadra më e qëndrueshme në Ligën Premier, por thotë se sfiduesit e tyre…
Dy avionë të kompanisë ajrore American Airlines janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë lëvizjes në pistën e aeroportit kombëtar Ronald Reagan,…
Një dron i pikasur në hapësirën ajrore mbi aeroportin e Këlnit-Bonit, në Gjermani, ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të të…
Egnatia, UEFADeri më tani, Egnatia ka bërë maksimumin për t’u ndjerë krenare në përfaqësimin e futbollit shqiptar në skenën europiane…
Një rrjet i ndërlikuar marrëdhëniesh biznesi, dyshimesh për spiunazh dhe tregtie të paligjshme të gjysmëpërçuesve ka vendosur kompaninë amerikane Nvidia…