Categories: lifestyle

Si të shpëtoni nga gusha e varur dhe të definoni tiparet në mënyrë natyrale

Më poshtë ju rendisim disa nga ushtrimet më efektive për të mbajtur në formë fytyrën dhe për t’i dhënë tipareve tuaja definimin që kanë nevojë.

1. Bëni nxemjen e muskujve (Përsëriteni 8-10 herë)

Të lidhura

None found

Si me çdo ushtrim tjetër, duhet të bëni nxemjen e muskujve të fytyrës. Lëvizni nofullën e poshtme përpara dhe tërhiqeni mbrapa. Të gjitha veprimet duhet të performohen ngadalë dhe me butësi.

2. Buzën e poshtme vendoseni mbi dhëmbët e poshtëm (Përsëriteni 5-7 herë)

Hapni gojën dhe vendoseni buzën e poshtme mbi dhëmbët e poshtëm. Imagjinoni sikur ju duhet të mbani ujë me nofullën e poshtme. Ndërsa performoni këtë ushtrim sigurohuni që cepat e buzëve të jenë plotësisht të relaksuar.

3. Kapni hundën (Përsëriteni 5 herë)

Gusha lidhet me muskuj qafe të dobët. Prandaj duhet t’i forconi. Nxirreni gjuhën sa më lart të mundeni dhe përpiquni të kapni me të majën e hundës. Mbaji buzët të relaksuara.

4. Fytyra ovale ideale (Përsëriteni 5 herë)

Nëse doni t’i jepni fytyrës tuaj një pamje më rinore dhe të ngrini mollëzat lart, bëni veprimin më lart: ktheni kokën majtas dhe tërhiqni përpara nofullën e poshtme duke shtrënguar muskujt e qafës. Duhet të ndjeni muskujt në të majtë të qafës që tërhiqen. Ktheni kokën djathtas dhe përsërisni të njëjtat lëvizje.

5. Teknika e “gjirafës” (Mbajeni 5-8 sekonda, përsëriteni 5 herë)

Imagjinoni sikur puthni një gjirafë (ose dikë të gjatë). Ngrini fytyrën lart dhe shihni tavanin. Sillni përpara nofullën e poshtme dhe mblidhni buzët sikur do puthni dikë. Qëndroni në këtë pozicion për 5-8 sekonda.

6. Ushtroni presion me grushta (Përsërisni 5-7 herë)

Për këtë ushtrim duhet të bashkoni dy grushta dhe t’i vendosni nën mjekër. Lëvizni nofullën e poshtme ndërsa ushtroni presion me dy grushtat. Forca shtypëse duhet të rritet gradualisht. kur të arrini maksimumin mbajeni për 3 sekonda.

7. Buzëqeshni (Përsëriteni 5-8 herë)

Bashkoni dhëmbët me gojën e mbyllur dhe përpiquni të zgjeroni cepat e buzëve sa më shumë të jetë e mundur. Shtyni gjuhën drejt qiellzës duke rritur gradualisht forcën shtypëse. Nëse ndjeni një presion të fortë në muskujt e mjekrës atëherë po e bëni siç duhet.

8. Fryni faqet (Mbani për 5 sekonda)

Merrni frymë thellë dhe mbushi faqet me ajër. Mbyllni gojën dhe fryni faqet. Vendosni pëllëmbët e duarve tek faqet në mënyrë që të ndjeni presionin e msukujve. Mbajeni për 3-5 sekonda, nxirrni ajrin dhe relaksohuni. Mund ta përsërisni 5-6 herë.

të fundit

Deputetja e PD-së, Elda Hoti humb bashkëshortin, mesazhi i ndjerë i saj: I miri i zemrës sime, do na mungosh gjithë jetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Ladi…

2 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 3 Gusht 2026/ Vijojnë temperaturat e larta, në disa qarqe ka rrezik për zjarre

Këtë të hënë, sipas Institutit të Gjeoshkencave Shqipëria do të përballet me një rrezik të shtuar për përhapjen e zjarreve,…

9 minutes ago

Pensionimi nuk është vetëm liri, përballja me një realitet të papritur

Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…

7 hours ago

Keni probleme me gjumin? Këto janë zakonet që duhet të ndiqni para se të shtriheni

Një gjumë cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të ekspertëve të gjumit, disa zakone të thjeshta…

7 hours ago

Liverpooli nxitet të lërë pas ndarjen me Trent Alexander-Arnoldin dhe ta rikthejë bujshëm në “Anfield

Liverpooli është këshilluar fuqishëm të rishqyrtojë qëndrimin ndaj Trent Alexander-Arnoldit dhe të eksplorojë mundësinë e një rikthimi sensacional të mbrojtësit…

8 hours ago

Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme, 3 Gusht 2026

Dashi Nëse do i harroni problemet dhe inatet e se kaluarës atëherë jeta juaj ne çift do shkoje me se…

8 hours ago