lifestyle

Zbuloni arsyen përse gusha juaj po merr këtë formë, si ta parandaloni në kohë

Gusha është zakonisht e para që tregon shenja të plakjes. Ky është fakt i mirënjohur. Kjo për shkak se lëkura është më e hollë se në pjesët e tjera të trupit dhe për më tepër, ajo ka më pak gjëndra vaji. Kjo është arsyeja pse humbet elasticitetin më shpejt. Për fat të mirë, është e mundur të luf tosh në mënyrë efektive ndryshimet në lidhje me moshën.

Disa këshilla të njohura që mund të parandalojnë plakjen dhe ta bëjnë gushën tuaj të qëndrojë më e re.

Të lidhura

None found

1. Mos e teproni me parfumin.

Parfumet përmbajnë alkool dhe aromatizues të ndryshëm që thajnë lëkurën dhe e bëjnë më pak elastike. Nëse jeni mësuar të rifreskoni parfumin gjatë ditës, është më mirë ta aplikoni vetëm në kyçet e dorës

2. Mos mbani aksesorë të rëndë.

Është më mirë t’i përdorni varëset e rënda vetëm në raste të veçanta, sepse ato tërheqin lëkurën.

3. Kujdesuni për posturën (qëndrimin) tuaj.

Para së gjithash, një pozicion i keq mund të jetë arsyeja e dhimbjeve të kokës dhe qafës. Së dyti, për shkak të lakimit të vazhdueshëm, rrudhat mund të shfaqen dhe nuk janë të lehta për t’u hequr qafe.

4. Hidratoni lëkurën rregullisht.

Shumë gra harrojnë që qafa, ashtu si fytyra, duhet të hidratohet rregullisht. Ju nuk keni nevojë për locion të veçantë pasi kremi juaj i rregullt i fytyrës do të jetë po aq i mirë edhe për qafën. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi e aplikoni, sepse është e rëndësishme të lëvizni gishtat butësisht lart.

5. Hani më shumë ushqime të pasura me vitaminë C dhe acide yndyrore.

Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit që e bën lëkurën elastike. Kjo është arsyeja pse është mirë të përfshini më shumë agrumet, domatet dhe manaferrat në dietën tuaj. Është gjithashtu mirë të hani më shumë produkte të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6: vaj ulliri, peshk yndyror, arra dhe avokado. Ato ndihmojnë në ushqimin e lëkurës nga brenda.

6. Mos harroni të bëni ushtrime.

Ka shumë ushtrime të ndryshme për t’i mbajtur muskujt e qafës dhe fytyrës të qëndrueshëm. Këtu janë disa prej tyre:

a. Zhvendosni nofullën e poshtme para dhe mbrapa.

b. Zgjatini buzët (në formën e shkronjës “?”) dhe mbajini ashtu për 5 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë. Pastaj, bëni të njëjtën gjë, duke shqiptuar tingullin “E”.

c. Uluni drejt, ushtroni forcë me dorën e djathtë tek balli. Bëjeni pa e përkulur kokën. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda.

ç. Uluni drejt, vendosni duart pas kokës dhe shtypni pjesën e pasme të saj pa e përkulur prapa. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda.

d. Uluni drejt. Tërhiqeni kokën prapa dhe hapni gojën. Mundohuni të arrini buzën e sipërme me buzën e poshtme, pa i bashkuar dhëmbët. Përsëriteni ushtrimin disa herë.

Për të arritur rezultate më të mira, kryejini këto ushtrime 1-2 herë në ditë. Edhe ushtrimet e rregullta fizike përmirësojnë rrjedhën e gja kut dhe pasurojnë lëkurën me oksigjen, duke e bërë atë më elastike.

të fundit

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

6 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

9 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

13 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

17 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

18 minutes ago

Përparim Rama nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Emri i tij është pjesë e themeleve të Kosovës së lirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një…

21 minutes ago