Të gjithë kemi atë shoqen/un që nuk bën kurrë një foto të keqe. Nuk ka sy të mbyllur, buzëqeshje të tendosura, apo një mjekër të madhe.
Thjesht dhe pastër, në këndin e duhur, dinë gjithmonë të bëjnë fotot e duhura në mënyrën më të bukur të mundshme.
None found
Por, nëse nuk keni këtë mikun/en tuaj për ta realizuar këtë, si veprohet? Fatmirësisht ka mjaft burime sot që e bëjnë më të lehtë mundësinë e shkrepjes ideale.
Ja ku janë disa këshilla të dobishme për të gjithë ju që doni të dukeni më bukur në fotot tuaja!
Këshilla për buzëqeshjen ideale
-Në një foto ku ka buzëqeshje, mbajeni gjuhën brenda gojës.
-Mendoni gjëra të bukura për t’u frymëzuar për një buzëqeshje të vërtetë. Vetëm sigurohuni që fotografia të bëhet brenda dhjetë sekondave, sepse sa më gjatë të jetë e detyruar një buzëqeshje, aq më e sajuar duket.
-Kur buzëqeshni, sigurohuni që e gjithë fytyra juaj të buzëqeshë.
-Të thuash “cheese” në kamerë është në fakt një ide e tmerrshme sepse prodhon një buzëqeshje të panatyrshme, të tendosur.
Këshilla për këndin e të pozuarit
-Qëndroni në majë të gishtave për të zgjatur trupin.
-Vendosni peshën në këmbët e pasme, jo në pjesën e përparme.
-Mbajeni mjekrën jashtë, por jo lart.
-Kthejeni pak fytyrën drejt kamerës.
-Pas çdo fotoje, zhvendoseni trupin dhe fytyrën pak në një pozicion tjetër.
-Shikoni drejtpërdrejt mbi kamera.
-Mendoni nëse keni nuanca më të ngrohta apo më të ftohta dhe vishni ngjyra që plotësojnë tonin e lëkurës tuaj.
-Drita e mirë natyrale që nuk është shumë e fortë ose e drejtpërdrejtë është më e mira.
Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në institucionet shëndetësore…
Miri, ish-banor i Big Brother VIP Albania 5, ka folur për ndryshimet që ka sjellë pjesëmarrja e tij në këtë…
Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se dëshiron zëvendëspresidentin JD Vance si një kandidat të mundshëm për ta pasuar në garën…
Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin në Tajlandë, ku futbollisti 24-vjeçar Safwan Awae humbi jetën pasi u godit nga rrufeja…
Parandalimi dhe luftimi i terrorizmit, identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve të sigurisë, si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale ishin në…
Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në institucionet shëndetësore…