lifestyle

Si ta kuptojmë se kemi rënë në dashuri

Fjalët “Të dua”, mund të jenë ndoshta më të “frikshmet” e gjuhës shqipe, e megjithatë ne dëshirojmë gjithmonë t’i themi. Nëse nuk je i sigurtë që mund t’ia thuash dikujt, je në vendin e duhur. Ne do të të ndihmojmë të zbulosh a je apo jo gati t’i shqiptosh.

Çfarë të thotë instikti yt?

Të lidhura

None found

Ji i ndershëm me veten tënde. Nëse reagimi yt i parë është ” çfarë dreq pyetjeje është kjo? Sigurisht që e dua!”, atëherë je në rrugën e duhur. Po ashtu, në qoftë se reagimi yt është pak a shumë i ngjashëm me “Hmm, ehh, është pak e komplikuar”, atëherë merr kohë përpara se t’i nxjerrësh nga goja dy fjalët idilike. Mund edhe të jesh në fazën ” e pëlqejmë njëri- tjetrin”, ” ndoshta duhemi”, “pasion i shfrenuar”. Të gjitha këto kanë vendin e tyre, por nuk janë dashuri.

Bëhu objektiv

Sigurisht që nuk është e lehtë ta zgjidhësh këtë ekuacion, por duhet provuar. Mendo se çfarë pëlqen tek ai/ ajo. Buzëqeshja e mrekullueshme, shija e pakapshme që ka, apo se si komportohet me të tjerët? Cilado qoftë arsyeja e dashurisë tënde, shkruaje në ditar. Bëj një listë sa më të gjatë që të mundesh. Shto dhe kritika sepse askush nuk është përfekt, as personi që ti pëlqen. Studio me kujdes gjërat që nuk të pëlqejnë tek ai/ ajo. Ndoshta ato vetulla unike, thjesht të acarojnë nervat, ose mënyra se si vishet. Të vësh në dukje difektet nuk duhet parë si një përpjekje për të shkurajuar dashurinë tënde, por thjesht si një mënyrë për të zbutur disi zjarrin që të ka përfshirë, duke të lejuar të mendosh më qartë për ato që të pëlqejnë me të vërtetë. Shqyrtoje listën tënde. është shumë e gjatë apo shumë e shkurtër, dhe nga cili kah. Nëse është shumë e shkurtër, duhet të mendosh pak më gjatë mbi këtë situatë. Nuk mund ta dashurosh me të vërtetë një njeri pa e njohur mirë. Nëse lista e difekteve është shumë e gjatë dhe e mbushur plot me bezdisje të tipit, shtypja e tubetit të pastës së dhëmbëve, apo lloji i makinës që ka, nuk është dashuri.

Mbaj parasysh si ndihesh kur e ke pranë

Je nervoz? I emocionuar? Zemra jote rreh pak më shpejt se zakonisht, qielli duket më i shndritshëm dhe problemet e jetës më pak të rëndësishme? Emocione si këto janë të ngjashme me sinjalet e një dashurie.

Si sillesh me të kur jeni me njerëz?

I qëndron afër? Apo largohesh? Nëse është kjo e dyta, do të thotë që prezenca e personit të jep kënaqësi e konfort por nuk e ke të nevojshme, pra nuk është tamam dashuri. Gjithsesi, nëse gjatë kohës që komunikoni me të tjerët vazhdoni t’i hidhni njëri – tjetrit shikime depërtuese e zemra ju rreh fort çdo herë, me shumë gjasë bëhet fjalë për dashuri me një forcë që s’duhet injoruar aspak.

Si ndihet ai/ ajo…

Është e vërtetë që ai/ ajo mund të ketë rënë në dashuri tashmë, ose anasjelltas. Ndaj duhet të mendosh nëse e do, apo është vetëm simpati.

Thuaja atë që ndjen

Nuk është e nevojshme të shqiptosh dy fjalët e “shenjta” në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Por mund të thuash se ke filluar të mendosh se kjo mund të ndodhë dhe se je i lumtur për këtë ndjenjë. Mund të thuash se ke nisur një mision, të zbulosh çfarë ndjen duke e mbajtur të azhornuar për progreset e tua.

Imagjino si do të ndiheshe po ta humbisje

Kupton se ke rënë në dashuri me dikë, nëse je protektiv karshi këtij personi dhe ndihesh i mbrojtur. Ndjen se nuk do të lejoje kurrë që t’i ndodhë diçka e keqe dhe se nuk do që njeri të ta marrë.

 

 

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

54 minutes ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

1 hour ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

1 hour ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

1 hour ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

1 hour ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

1 hour ago