lifestyle

Fjalët që po ju rrezikojnë lidhjen, mos ia thoni asnjëherë partnerit

Fjalët që u themi të dashurve tanë në momentet kur jemi të nxehur ose të lodhur mund të jenë të rrezikshme duke e bërë lidhjen tuaj më të tensionuar dhe ndonjëherë edhe të padurueshme.

Në disa raste, kur ato janë të tepruara mund të çojnë edhe në ndarje. Për këtë arsye ne po ju sjellim më poshtë 6 fraza që edhe sikur t’i mendoni kur jeni të nxehur ose të lodhur, nuk duhet t’ia thoni partnerit, sepse mund të ketë pasoja.

Të lidhura

None found

Më mirë kafshoni gjuhën ose numëroni deri në 10, sa t’ju ikë inati dhe më pas kthejini përgjigje partnerit.

Fraza që zhvlerësojnë ndjenjat e partnerit

Kur partneri po tregon se si është ndier në një moment të caktuar, fraza si “Oh, çfarë absurdi” ose “Sa e vret mendjen ti”, nuk janë aspak të duhura. Ne nuk po e ngushëllojmë partnerin, por po i nënvlerësojmë ndjenjat atij. Në këtë formë, ata do të ndihen të vetuar, të pakënaqur dhe kjo do të ndikojë në marrëdhënien tuaj. Në vend të kësaj, përpiquni të kuptoni se çfarë e shqetëson partnerin tuaj.

Fraza që flasin për indiferencë

Nëse një nga partnerët nuk do t’ia dijë se çfarë po ndodh me tjetrin, kjo do të thotë se ata janë drejt ndarjes. Mos thoni fjalë që tregojnë indiferencë. Dëgjoni veten dhe diskutoni se si ndiheni me partnerin.

Frazat e krahasimit

Mos e krahasoni kurrë partnerin tuaj me partnerët e miqve tuaj. Kjo gjë duhet të ndodhë vetëm atëherë kur krahasimi është në favorin e tyre. Në vend që të merrni dikë si shembull, përqëndrohuni totalisht tek partneri juaj: gjërat pozitive të tij.

Fraza me përgjithësime

Mundohuni të shmangni frazat që përmbajnë përgjithësime si “gjithmonë”, “kurrë” dhe “vazhdimisht”. Duke përdorur këto fjalë, fajësoni partnerin tuaj për problemet e djeshme, të sotmet dhe ato të nesërmet. Është shumë më efektive të përqendrohesh në të tashmen, të kërkoni një zgjidhje së bashku dhe të hiqni dorë nga pozita akuzuese. Flisni për ndjenjat tuaja. Kjo ndihmon partnerin tuaj për të dëgjuar dhe kuptuar.

Fjalët që shkatërrojnë vetëvlerësimin e partnerit tuaj

Të gjithë njerëzit pa përjashtim kanë nevojë për një vetëbesim të qëndrueshëm dhe fjalët që e degradojnë atë janë traumatike për të gjithë. Nëse thoni fraza si: “Ju e quani veten njeri?” ose “Kush do t’ju dojë?” ose “Askush, përveç meje nuk do të dojë”, do ta shkatërrojnë marrëdhënien tuaj. Herët a vonë, partneri do të shkojë tek dikush që e do dhe e vlerëson ashtu siç ai është. A është ky qëllimi yt?

Fraza me kërcënime

“Dua të ndahemi”, “do iki nga ti”, “do kthehem tek nëna ime”. Nëse nuk keni ndonjë arsye të fortë për t’i thënë këto, mos i thuaj kurrë për dy arsye. Së pari është një manipulim që synon të arrijë diçka nga partneri dhe, së dyti, këto fjalë mund të çojnë në ndarje. Kjo, ndoshta, nuk ka qenë pikërisht ajo që doje.

të fundit

Endrick nuk e konfirmon qëndrimin te Reali, ndryshe nga sa deklaroi Mourinho

Endrick ka pranuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të në afatin kalimtar të janarit, por…

2 minutes ago

Bytyqi: Rritja e çmimeve kaloi 22%, qeveria paraqiti tri struktura buxhetore brenda nëntë muajve

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sot seancën parlamentare akuzoi se ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është dëshmi…

6 minutes ago

Kuvendi jep dritën jeshile për rishikimin e dytë të Buxhetit 2026

Me 67 vota "për", 15 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi sot pasdite rishikimin e dytë të buxhetit për vitin…

6 minutes ago

Reforma zgjedhore, ambasadorja e BE-së pas takimit me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Koha është e kufizuar, kërkohen rezultate konkrete

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të…

14 minutes ago

Henri Gjoka shënon në debutimin me Anglinë U16, talenti shqiptar është vetëm 14 vjeç

Ende pa mbushur moshën 15-vjeçare, sulmuesi shqiptar, Henri Gjoka po befason te Anglia U16 [...]Read More...

14 minutes ago

Olise kryeson një statistikë të padëshiruar në Bundesliga, pavarësisht krijimtarisë te Bayerni

Michael Olise është shndërruar në një prej futbollistëve më kreativë të repartit ofensiv të Bayern Munichut, por këtë sezon francezi…

20 minutes ago