Hulumtimi i ri i publikuar në JAMA Neurology pretendon se konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara rrit rrezikun e demencës. –
Ushqimet ultra të përpunuara si pica e ngrirë dhe ushqimet e gatshme na lehtësojnë jetën me ritme të shpejta, por përveçse na kursejnë kohë, këto ushqime janë edhe mjaft të shijshme.
Por nëse më shumë se 20% e marrjes suaj ditore të kalorive përbëhet nga ushqime të tilla, ju rritni rrezikun e rënies së aftësisë njohëse, ka zbuluar një studim i ri.
Kjo sasi do të ishte rreth 400 kalori në ditë në një dietë me 2000 kalori në ditë. Studimi tregoi se një pjesë e trurit e përfshirë në funksionimin ekzekutiv – aftësia për të përpunuar informacionin dhe për të marrë vendime – është veçanërisht e prekur.
Burrat dhe gratë në studim që hëngrën ushqimet më të përpunuara kishin një ritëm 25% më të shpejtë të rënies së funksionit ekzekutiv dhe 28% më të shpejtë të dëmtimit të përgjithshëm kognitiv.
“Megjithëse ky studim nuk është projektuar për të vërtetuar shkakun dhe efektin, ka një sërë elementesh që mbështesin hipotezën se një rënie e përshpejtuar njohëse mund t’i atribuohet ushqimeve ultra të përpunuara”, tha Dr. David Katz për CNN.
Mbi 10,000 brazilianë morën pjesë në studim për një periudhë deri në 10 vjet. Më shumë se gjysma e tyre ishin gra, me një moshë mesatare 51 vjeç. Përveç ndikimit njohës, ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun e obezitetit, problemeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, diabetit, kancerit dhe një jetëgjatësi më të shkurtër.