Shurupi i kësaj bime nuk do t’ju lejojë të sëmureni, përgatiteni kështu dhe merrni familjarisht nga një lugë

Shtogu, një bimë me veti medicinale është përdorur ndër vite si një kurë natyrale kundër gripit, ftohjes, problemeve me sinuset e bllokuara, inflamacionet dhe alergjitë. Lulet e shtogut rrisin sistemin imunitar dhe falë flavonoideve dhe ekstraktit paksa të hidhur të kësaj bime, simptomat e gripit zhduken ende pa u shfaqur mirë.

Lulet e shtogut kanë veti natyrale anti-inflamatore dhe antioksiduese. Këto përmbajnë vitamina A, B dhe C të cilat stimulojnë sistemin imunitar. Shurupi i përgatitur me lule shtogu është një ilaç i vërtetë e më poshtë do ju japim recetën sit a përgatisni. Fëmijët mund ta marrin gjithashtu dhe doza e rekomanduar është një lugë çaji nga ky shurup ose gjymë luge , ndërsa për të rriturit është pak më e lartë, një lugë gjelle.

Ju mund ta merrni atë çdo ditë për të parandaluar sëmundjet, ose mund të dyfishoni dozën kur jeni të sëmurë.

Përbërësit

2/3 filxhan me kokrrat e thata të lules së shtogut

3 gota e gjysmë me ujë

2 lugë rrënjë xhenxhefilitë freskët të grimcuar

1 lugë çaji kanelle pluhur

1/2 lugë çaji karafil ose pluhur karafil

1 gotë mjaltë

Përgatitja

Hidh ujin në një tenxhere të vogël e më pas shtoni kokrrat e shtogut, xhinxherin, kanellën dhe karafilin.

Vendoseni tenxheren në zjarr të ulët e lëreni për 45 minuta deri sa masa të jetë përgjysmuar

Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet.

Shtypini kokrrat e shtogut duke përdorur një lugë dhe kalojeni masën homogjene në një kavanoz qelqi.

Hiqni mbetjet e kokrrave dhe lëreni që lëngu të ftohet vetvetiu.

Kur uji të mos jetë më i nxehtë, shtoni 1 kupë mjaltë dhe përzieni mirë.

Ruajeni në frigorifer dhe merrni çdo ditë nga luigë për të mos u prekur nga asnjë virozëq përgjatë gjithë vitit.


Shtuar 31.05.2023 13:59