Shumë njerëz do të ishin të lumtur t’i “fshinin” orët e para të ditës, dhe të kalonin direkt në fazën ku ndihen se janë zgjuar plotësisht nga gjumi dhe mund të funksionojnë normalisht. Aktualisht, shumica nga ne janë mësuar të kalojnë një moment të vështirë kur e nisin ditën,dhe nuk mendojnë se është e mundur të ndryshojmë sjellje.
Por lajmi i mirë është se mëngjeset nuk ka pse të jenë aq të zymta. Edhe nëse nuk jeni ende një “person i mëngjesit”, kjo mund të ndryshojë. Shumë studiues kanë studiuar se cilat zakone të mëngjesit e ndihmojnë trupin tonë dhe cilat janë të dëmshme. Gjetjet tregojnë se mënyra se si ndihemi në mëngjes, varet nga zgjedhjet që bëjmë në atë moment delikat. Ja cilat janë 7 gjërat që duhet të shmangni, në mënyrë që më në fund të keni një mëngjes vërtet të mirë.
Mos shtyni zilen e zgjimit
Po, është e vështirë të zgjohesh. Ndaj opsioni i shtyrjes së alarmit me disa minuta është diçka e lehtë për t’u bërë. Por sa herë që e shtypni, e ktheni veten në një cikël të ri gjumi, i cili do të ndërpritet sërish pas disa minutash. Këto ndërprerje do t’ju bëjnë më nervoz, më të stresuar dhe më të lodhur kur të vijë e pashmangshmja dhe duhet të ngriheni.
Mos i lani dhëmbët menjëherë pas pirjes së kafesë
Disa njerëz e shohin më të logjikshme të lajnë dhëmbët pasi kanë pirë kafe dhe kanë ngrënëdiçka të vogël në mëngjes. Por kujdes! Studiuesit në Klinikën Majo thonë se kur lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies, sheqernat fërkohen me dhëmbët dhe mund ta heqin smaltin që i mbron ata. Kur hani agrume ose ushqime të tjera acidike, rreziku i erozionit të smaltit rritet edhe më shumë. Ndaj nëse duhet të lani dhëmbët pas ngrënies, prisni të paktën 30 minuta për të mbrojtur dhëmbët tuaj.
Mos bëni dush
Mund t’iu duket se bërja e një dushi në mëngjes është freskuese, dhe ju motivon më shumëpërpara se të nisë dita. Në fakt, kjo është diçka e dëmshme. Sigurisht, ju bëni dush me ujë të nxehtë, sepse kush dëshiron të bëjë dush me ujë të ftohtë? Qëndrimi i gjatë në të ngrohtë sjell relaksimin e muskujve, dhe kjo bie ndesh me qëllimin tuaj kryesor për t’u zgjuar dhe për të ngritur nivelin e energjisë së trupit.
Mos qëndroni në errësirë
Ndonjëherë nuk na pëlqen të biem në kontakt me dikë dhe asgjë në mëngjese veçanërisht të vështira, madje as me diellin. Por qëndrimi në errësirë do ta përkeqësojë situatën. Ora jonë biologjike ndikohet shumë nga ekspozimi ndaj dritës. Drita natyrale e mëngjesit i thotë trupit të ndalojë sekretimin e hormonit melatoninë , që nxit qetësinë e nevojshme për gjumë. Madje studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit, rekomandojnë që t’i lini perdet e hapura gjatë natës, në mënyrë që dielli që shkëlqen gradualisht t’ju ndihmojë të zgjoheni më lehtë në mëngjes.
Mos i kontrolloni njoftimet e telefonit
Në mëngjes, shumë prej nesh ndjejnë përforcimin e të gjitha emocioneve negative. Stresi, ankthi, dëshpërimi:Të gjitha këto rriten ndjeshëm në orët e para të ditës. Dhe sa herë që kontrolloni e–mailet, mesazhet WhatsApp ose njoftimet në Facebook, ju vetëm sa i përforconi këto ndjenja negative.
Ekspertët theksojnë se kjo tendencë problematike rrit edhe frikën e re të përcaktuar së fundmi si frika e humbjes (FOMO): Një frikë e vazhdueshme se mos humbim gjërat dhe nga të mos-qenit të informuar për atë që po ndodh rreth nesh. Kjo situatë e shton stresin dhe na e vështirëson angazhimin.
Mos u fiksoni vetëm pas një diete
Nëse jeni duke luftuar me peshën e madhe që refuzon të largohet, një vakt i pasur me karbohidrate në mëngjes do t’ju ndihmojë në këtë betejë kokëfortë. Këtë e tregon një studim izraelit. Hulumtimet tregojnë se ngrënia e biskotave, kekut ose çokollatës së bashku me proteinat dhe karbohidratet komplekse në fillim të ditës, ndihmon në parandalimin e dëshirave të papritura për ëmbëlsirat më vonë gjatë ditës.
Kjo sepse ngrënia e ëmbëlsirave në mëngjes, nxit sekretimin e serotoninës e cila shkakton një rënie të dëshirës për karbohidrate. Po ashtu kortizoli dhe adrenalina (hormonet e stresit) të cilat sekretohen në një normë të lartë në mëngjes, ndihmojnë në shndërrimin e karbohidrateve në energji në një mënyrë shumë efikase.
Mos u ngrini nga shtrati në minutën e fundit
Disa njerëz ngrihen të paktën një orë para se të kenë nevojë të dalin nga shtëpia. Pinë kafenme qetësi, hanë diçka dhe lexojnë lajmet. Kjo mënyrë rekomandohet nga ekspertët sepse presioni i organizimit të shpejtë vetëm sa do të lodhë trupin, do të rrisë stresin dhe do t’ju bëjë nervoz dhe më pak efektiv në punë.
Në vend të kësaj, përdoreni mëngjesin për të bërë gjërat që ju pëlqejnë vërtet. Një studim suedez zbuloi se kjo është koha kur vetëkontrolli, përqendrimi dhe besimi arrijnë kulmin, dhe është një moment i shkëlqyer për të bërë diçka të mirë për veten tuaj.