Më shumë se 51 mijë persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit që tronditën Turqinë dhe Sirinë, por shumë të tjerë të mbetur nën rrënoja janë shpëtuar nga grupet e kërkim-shpëtimit me një ndihmesë të jashtëzakonshme të dhënë edhe nga qentë që kanë marrë pjesë në këtë operacion tejet të madh.
Teksa kërkimet thuajse kanë përfunduar, qentë që morën pjesë në operacion janë larguar nga zonat e goditura nga tërmeti. Në respekt të ndihmës së dhënë për të lehtësuar sado pak këtë fatkeqësi, kompania ajrore vendosi që qentë të fluturonin në “business class” në avion.
“Kemi përjetuar një momentet tejet të vështirë, ndërsa tani po fluturojmë bashkë me heronjtë tanë. Ishte më e pakta që mund të bënim për ta, të fluturonin bashkë me ekipet e tyre në “business class””, tha një zëdhënës i kompanisë ajrore.