Categories: lifestyle

Shenjat që paralajmërojnë fundin e martesës, edhe kur partnerët ende nuk e kuptojnë

Një lidhje nuk merr fund domosdoshmërisht nga një konflikt i madh. Shpesh, ajo nis të shpërbëhet kur mes partnerëve veniten respekti, komunikimi dhe përkujdesja.

Të lidhura

None found

Megjithëse çdo martesë përjeton periudha të mira dhe të vështira, disa sjellje përsëritëse i bëjnë njerëzit të mendojnë se marrëdhënia nuk do të zgjasë. Kjo temë nxiti një diskutim të gjerë në Reddit, pasi një përdorues pyeti: “Cila është shenja e parë se një çift do të divorcohet, edhe nëse ata vetë ende nuk janë të vetëdijshëm për këtë?”

Diskutimi mori mijëra reagime. Ndër përgjigjet më të spikatura ishin ato të mbështetura në përvoja personale, por edhe në vëzhgimet profesionale të avokatëve të divorceve dhe fotografëve të dasmave.

Të flasësh keq për partnerin kur ai mungon

Për shumë komentues, një ndër sinjalet e hershme paralajmëruese lidhet me mënyrën se si njëri bashkëshort e përshkruan tjetrin në mungesë të tij.

“Nëse çdo bisedë përfundon me atë se sa shumë e nervozon partneri, zakonisht kjo nuk është shenjë e mirë”, shkroi një përdorues.

Thënë ndryshe, kur respekti nuk ekziston më prapa dyerve të mbyllura, bëhet e vështirë që ai të ruhet edhe në publik, transmeton Telegrafi.

Mungesa e bisedave të rëndësishme përpara martesës

Një përdorues solli shembullin e një çifti që u nda më pak se një vit pas dasmës, pasi partnerët nuk kishin diskutuar asnjëherë për planet e përbashkëta.

Gruaja synonte të kthehej në vendlindje dhe të krijonte familje sa më shpejt. Burri, ndërkaq, dëshironte të qëndronte në qytetin e madh dhe ta shijonte jetën pa fëmijë.

“Njerëzit shpesh mendojnë se për këto gjëra do të merren vesh rrugës. Në realitet, pikërisht këto çështje më së shpeshti e shkatërrojnë martesën.”

Heshtja mund të fshehë dorëzimin

Një nga komentet që mori vëmendje të veçantë lidhej me qetësinë brenda marrëdhënies.

“Qetësia ekziston vetëm sepse njëri person ka pushuar plotësisht së thëni çfarë ndien dhe çfarë i nevojitet.”

Nga jashtë, çifti mund të japë përshtypjen e harmonisë, ndërsa pas mungesës së debateve mund të fshihet fakti se njëri prej partnerëve është dorëzuar.

Ajo që ndodh në dasmë mund të tregojë më shumë se vitet e lidhjes

Një ish-fotograf dasmash tregoi se, gjatë dhjetë viteve të punës, kishte dalluar vazhdimisht të njëjtin model.

“Një numër i madh i ish-çifteve që kam fotografuar sot janë të divorcuar. Interesante është se zakonisht këta ishin çiftet për të cilat fotografimi ishte më i rëndësishëm se vetë dasma.”

Një tjetër përdorues përmendi rastin e një dhëndri që, gjatë dasmës, ia përplasi tortën në fytyrë nuses, ndonëse ajo i kishte kërkuar paraprakisht që të mos e bënte.

“Ajo qante në banjë duke u përpjekur ta rregullonte grimin. Ai ishte aq i dehur, sa as nuk e kuptoi çfarë kishte bërë. U divorcuan pas 14 muajsh.”

Partnerët nisin të jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri

Ndër përgjigjet që u përsëritën më shpesh ishte edhe humbja e përditshmërisë së përbashkët.

Ai kalon kohë vetëm me shoqërinë e tij, ndërsa ajo vetëm me të vetën. Partnerët nuk ua njohin miqtë njëri-tjetrit, nuk ulen bashkë për të ngrënë, flenë në dhoma të veçanta dhe pothuajse nuk kalojnë më kohë si çift.

“Respekti është themeli i çdo lidhjeje. Kur ai zhduket, martesa tashmë ka vdekur, vetëm se ata ende nuk janë të vetëdijshëm për këtë.”

Problemi i veçuar nga një avokat divorcesh

Një koment që ngjalli interes të madh erdhi nga një avokat me 18 vjet përvojë në të drejtën familjare.

“Çifti që nuk mund të flasë hapur dhe sinqerisht për paratë nuk do të mbetet në martesë. Këtë e kam mësuar gjatë 18 viteve praktikë.”

Nga ajo që ai kishte parë në punën e tij, financat renditen ndër shkaqet më të shpeshta që i largojnë partnerët nga njëri-tjetri.

Një tjetër komentues e përmblodhi dinamikën problematike të çiftit me një fjali të vetme:

“Njëri partner bëhet prind, ndërsa tjetri edhe një fëmijë më shumë.”

Sipas shumë njerëzve, një raport i tillë e zbeh gradualisht tërheqjen dhe krijon një ndjenjë të fortë frustrimi.

Debatet kthehen në gara për të fituar

Përdoruesit tërhoqën vëmendjen edhe te një sjellje që shpesh kalon pa u vënë re.

“Kur gjatë zënkës e kuptoni se partneri nuk po përpiqet më t’ju kuptojë, por vetëm dëshiron të fitojë.”

Në këtë pikë, partnerët nuk synojnë më të gjejnë zgjidhje për problemin, por përpiqen të vërtetojnë se cili prej tyre ka të drejtë.

Konfliktet vazhdojnë edhe gjatë pushimeve

Për shumë komentues, një udhëtim i përbashkët është mënyra më e mirë për të kuptuar natyrën e vërtetë të marrëdhënies.

“Nëse nuk mund të shkojnë mirë as në pushime, vështirë se do të shkojnë mirë në jetën e përditshme.”

Imazhi në rrjetet sociale zë vendin e jetës reale

Disa përdorues thanë se problemet serioze mund të fshihen prapa kamerave pikërisht te çiftet që përpiqen vazhdimisht të dëshmojnë në rrjetet sociale se sa të lumtur janë.

“Përpiqen tepër t’u tregojnë të gjithëve një jetë të përsosur.”

Humori për divorcin humbet kuptimin e shakasë

Një nga përgjigjet e fundit ishte ndoshta edhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendje.

“Nëse vazhdimisht bëjnë shaka për divorcin, herët a vonë dikush nuk do të jetë më duke bërë shaka.”

Në përfundim, shumë pjesëmarrës në diskutim ranë dakord për një tjetër sinjal që thuajse nuk gabon asnjëherë.

“Apatia.”

Sipas shumë prej tyre, ajo që e shkatërron më shpesh martesën nuk është një përplasje e madhe, por çasti kur njëri prej partnerëve nuk shqetësohet më dhe gjithçka nis t’i duket njësoj.

të fundit

Sulmet ukrainase godasin jugun e Rusisë, humbin jetën 5 persona

Sulmet ajrore ukrainase kanë vrarë të paktën pesë persona dhe kanë plagosur shumë të tjerë në jug të Rusisë. Në…

4 minutes ago

Nga kapiten i PSG-së dhe kampion bote, në moshën 31-vjeçare transferohet në ligën e dytë të Katarit

Mbrojtësi francez Presnel Kimpembe po vazhdon karrierën e tij në Katar, por nga sezoni i ardhshëm do të luajë në…

8 minutes ago

“They Sought My Dismissal,” Abdixhiku Calls LDK Extraordinary Assembly

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, i…

9 minutes ago

Abdixhiku Calls for Institutions to Become Functional Quickly in Meeting with Haddad

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin…

9 minutes ago

North Macedonia’s Parliament Approves Budget Revision

Me 64 vota “pro” dhe asnjë “kundër” ose “abstenim”, deputetët e Kuvendit të RMV-së sot pasdite miratuan ribalancimin e ndryshuar…

11 minutes ago

Kruševo: Power Outage Disabled Chlorination Equipment for One Hour

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov lidhur me ndalesën e përdorimit të ujit në Krushevë tha se…

11 minutes ago