Categories: lifestyle

Shenjat që paralajmërojnë fundin e martesës, edhe kur partnerët nuk e kanë kuptuar ende

Një martesë nuk merr fund domosdoshmërisht nga një konflikt i madh. Shpesh, krisja nis atëherë kur mes partnerëve zbehen respekti, komunikimi dhe përkujdesja.

Të lidhura

None found

Uljet dhe ngritjet janë pjesë e çdo martese, por disa sjellje të përsëritura krijojnë bindjen se marrëdhënia mund të mos zgjasë. Kjo temë nxiti një diskutim të gjerë në Reddit, pasi një përdorues pyeti: “Cila është shenja e parë se një çift do të divorcohet, edhe nëse ata vetë ende nuk janë të vetëdijshëm për këtë?”

Mijëra reagime u grumbulluan në këtë debat. Mes përgjigjeve spikatën përvoja personale, por edhe vëzhgime nga njerëz të profesioneve të ndryshme, përfshirë avokatë divorcesh dhe fotografë dasmash.

Një sinjal i hershëm, sipas shumë komentuesve, është mënyra se si dikush e përshkruan partnerin kur ky i fundit nuk ndodhet aty.

“Nëse çdo bisedë përfundon me atë se sa shumë e nervozon partneri, zakonisht kjo nuk është shenjë e mirë”, shkroi një përdorues.

Pra, kur respekti mungon në bisedat private, ai vështirë se mund të mbahet gjallë në publik, transmeton Telegrafi.

Një tjetër problem shfaqet kur çifti hyn në martesë pa diskutuar më parë çështjet kryesore të së ardhmes.

Një përdorues solli rastin e dy partnerëve që u ndanë më pak se një vit pas dasmës, pikërisht sepse nuk kishin folur kurrë për planet që kishin secili.

Ajo synonte të rikthehej në vendlindje dhe të krijonte familje sa më parë. Ai, përkundrazi, dëshironte të qëndronte në qytetin e madh dhe ta shijonte jetën pa fëmijë.

“Njerëzit shpesh mendojnë se për këto gjëra do të merren vesh rrugës. Në realitet, pikërisht këto çështje më së shpeshti e shkatërrojnë martesën.”

Edhe mungesa e konflikteve nuk nënkupton medoemos se marrëdhënia është e shëndetshme. Një koment që mori vëmendje të veçantë e shpjegonte qetësinë ndryshe.

“Qetësia ekziston vetëm sepse njëri person ka pushuar plotësisht së thëni çfarë ndien dhe çfarë i nevojitet.”

Ndonëse nga jashtë gjithçka mund të duket në harmoni, heshtja shpesh tregon se njëri prej partnerëve është dorëzuar.

Edhe vetë ceremonia e martesës mund të nxjerrë në pah probleme që nuk janë dalluar gjatë viteve të lidhjes.

Një ish-fotograf dasmash tregoi se, përgjatë dhjetë viteve të punës, kishte hasur vazhdimisht të njëjtën prirje.

“Një numër i madh i ish-çifteve që kam fotografuar sot janë të divorcuar. Interesante është se zakonisht këta ishin çiftet për të cilat fotografimi ishte më i rëndësishëm se vetë dasma.”

Një komentues tjetër kujtoi rastin e një dhëndri që, gjatë dasmës, ia mbuloi nuses fytyrën me tortë, megjithëse ajo i kishte kërkuar paraprakisht të mos e bënte.

“Ajo qante në banjë duke u përpjekur ta rregullonte grimin. Ai ishte aq i dehur, sa as nuk e kuptoi çfarë kishte bërë. U divorcuan pas 14 muajsh.”

Mes përgjigjeve më të zakonshme ishte edhe largimi gradual nga jeta e përbashkët, derisa secili nis të ketë një përditshmëri krejtësisht të veçuar.

Ai shoqërohet vetëm me miqtë e tij, ndërsa ajo vetëm me shoqërinë e saj. Partnerët nuk i njohin miqtë e njëri-tjetrit, nuk ulen për të ngrënë së bashku, flenë në dhoma të ndryshme dhe shumë rrallë kalojnë kohë si çift.

“Respekti është themeli i çdo lidhjeje. Kur ai zhduket, martesa tashmë ka vdekur, vetëm se ata ende nuk janë të vetëdijshëm për këtë.”

Një koment që ngjalli interes të veçantë erdhi nga një avokat me 18 vjet përvojë në të drejtën familjare.

“Çifti që nuk mund të flasë hapur dhe sinqerisht për paratë nuk do të mbetet në martesë. Këtë e kam mësuar gjatë 18 viteve praktikë.”

Nga përvoja e tij, çështjet financiare renditen ndër shkaqet më të shpeshta që i largojnë partnerët nga njëri-tjetri.

Një përdorues e përmblodhi me një fjali një tjetër dinamikë problematike në çift:

“Njëri partner bëhet prind, ndërsa tjetri edhe një fëmijë më shumë.”

Sipas shumë komentuesve, një raport i tillë, me kalimin e kohës, dobëson tërheqjen dhe ushqen një ndjenjë të fortë frustrimi.

Një tjetër model që shpesh nuk merret seriozisht lidhet me mënyrën se si zhvillohen debatet mes partnerëve.

“Kur gjatë zënkës e kuptoni se partneri nuk po përpiqet më t’ju kuptojë, por vetëm dëshiron të fitojë.”

Në këtë pikë, debati nuk bëhet më për të gjetur zgjidhje, por për të provuar se cili prej të dyve ka të drejtë.

Sipas shumë njerëzve, udhëtimet e përbashkëta janë gjithashtu një provë e qartë për gjendjen reale të marrëdhënies.

“Nëse nuk mund të shkojnë mirë as në pushime, vështirë se do të shkojnë mirë në jetën e përditshme.”

Problemet mund të fshihen edhe pas paraqitjes së një lumturie të përsosur në rrjetet sociale. Disa komentues vunë në dukje se çiftet që përpiqen vazhdimisht të bindin të tjerët se janë të lumtur, shpesh përballen me vështirësi serioze larg kamerave.

“Përpiqen tepër t’u tregojnë të gjithëve një jetë të përsosur.”

Vëmendje të madhe mori edhe një përgjigje për shakatë e përsëritura rreth ndarjes.

“Nëse vazhdimisht bëjnë shaka për divorcin, herët a vonë dikush nuk do të jetë më duke bërë shaka.”

Në përfundim, shumë përdorues ranë dakord se ekziston edhe një tregues tjetër që pothuajse nuk gabon kurrë.

“Apatia.”

Sipas tyre, martesa zakonisht nuk shkatërrohet nga një përplasje e vetme e madhe. Fundi afrohet në çastin kur njërit prej partnerëve gjithçka nis t’i duket njësoj.

të fundit

Tifozi i njohur i Man Utd ndryshon sërish pamjen, gjen mënyrën për të sistemuar flokët e gjatë

Ndoshta tifozi më i famshëm i Manchester United, Frank Ilett, me siguri mezi po pret fillimin e sezonit të ri.…

4 minutes ago

Kërcënoi Hysni Gucatin në Facebook, Eqrem Avdullahu dënohet me 4 muaj burg

Gjykata Themelore në Drenas ka dënuar me burgim prej 4 muajve Eqrem Avdullahut nga Rahoveci, i cili akuzohet për veprën…

7 minutes ago

Konfirmohet cilësia e ujit të pijshëm në Tetovë

NPK "Sharri" njofton se uji në qytetin e Tetovës është i sigurt për pije."Pas analizave të kryera nga ana e…

7 minutes ago

FSHF miraton rregullin e ri në “Abissnet Superiore”, aktivizimi i të rinjve bëhet i detyrueshëm

©fshf SuperioreKomiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në…

9 minutes ago

Norvegjia përgatit ankesë në FIFA për ndërhyrjen e pretenduar të Donald Trumpit në Kupën e Botës

Një kombëtare që mori pjesë në Kupën e Botës 2026 pritet të dorëzojë një ankesë zyrtare në FIFA për ndërhyrjen…

10 minutes ago

Përplasjet në LDK shtojnë pasigurinë për institucionet, analistët nuk e shohin të mbyllur dialogun me LVV-në

Vendimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të pezulluar angazhimet në procesin e formimit të institucioneve, pas nismës për…

17 minutes ago