Kush jam? Çfarë do të bëj? Për çfarë shërbej? Cili është misioni im në tokë? Të gjithëve na ndodh të reflektojmë për kuptimin e jetës, por cili është roli ynë në këtë planet? Shenja astrologjike na tregon më shumë.
Dashi: Një jetë aktive. Për ju, të përfitosh sa më shumë nga jeta do të thotë të zbulosh pa pushim gjëra të reja.
Demi: Të kursesh. Ju mendoni gjithmonë për të ardhmen dhe doni të kurseni për ta pasur jetës sa më të thjeshtë.
Binjakët: Të mësosh. Qëllimi juaj në jetë është të mësuarit të sa më shumë gjërave.
Gaforrja: Një jetë familjare e pasur. Pa asnjë dyshim që për ju jeta nuk mund të mendohet larg familjes.
Luani: Të adhurohesh. Fama është objektivi juaj më i madh.
Virgjëresha: Të kesh shëndet të mirë. E si mund të përfitosh nga jeta nëse nuk ke shëndet të mirë?
Peshorja: Shumë miq. Burim lumturie, ju doni të keni sa më shumë miq dhe të kaloni momente të bukura me ta.
Akrepi: Të jetosh në maksimum. Jeta është kaq e bukur dhe e mbushur me mrekulli saqë nuk mund të qëndrosh në një vend.
Shigjetari: Një jetë plot aventura. Udhëtimet të mundësojnë të zbulosh çdo gjë që ka jeta për t’u parë.
Bricjapi: Një karrierë profesionale. Për ju arritja në jetë është e barabartë me një jetë profesionale të arrire.
Ujori: Pavarësi. Liria është vlera më e rëndësishme në jetë dhe ju këtë doni ta arrini me çdo kusht.
Peshqit: Shumë dashuri. E për çfarë duhet jeta kur nuk ke një partner dhe shumë dashuri? /A.S-Dritare.net