Të hash ushqimet pikante, apo të shoqërosh ushqimin me speca djegës është mirë për zemrën. Ajo ka shumë përfitime të dobishme që janë të dukshme në efektet e sistemit kardiovaskular.
Në një studim të bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Hong Kong, të udhëhequr nga Dr. Zhen-Yu Chen, ishte gjithashtu e mundur të vëzhgonte se si kapsacinoidët (substance e specave) reduktonin nivelet e kolesterolit të përgjithshëm të gjakut – veçanërisht kolesterolit LDL ose të “keq” – dhe zgjerimin e depozitave në enët e gjakut.
Një përfitim përfundimtar është se aktiviteti përfitues që ushtrohet në enët e gjakut që rrethojnë muskujt i lejon kësaj të fundit të qetësohet dhe të zgjerohet për të favorizuar qarkullimin e gjakut.
“Hulumtimi ynë ka forcuar dhe zgjeruar njohuritë se si këto substanca në specat djegëse punojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës – shpjegon Zhen-Yu Chen – Tani kemi një pasqyrë më të qartë dhe më të detajuar të efekteve të tyre mbi gjenet më intime dhe mekanizmat e tjerë që ndikojnë për kolesterolin dhe enët e gjakut”.