Categories: lifestyleshëndetësi

Varësia ndaj ushqimit: Çfarë është dhe si ta tajtoni?

Njeriu ka krijuar dhe zbuluar shumë mënyra se si mund ta shijojë ushqimin duke filluar që nga produktet natyrale, deri tek ato që përgatiten ne fabrika e laboratorë. Për të mos përmendur këtu recetat e panumërta që kulturat e ndryshme në të gjithë botën servirin çdo ditë. Pra është një faktor mëse i rëndësishëm në përditshmëri dhe për të gjithë jetën.

Sidoqoftë ka disa raste kur ushqimi mund të kthehet në armik për ju dhe shëndetin tuaj. Kjo quhet varësia ndaj ushqimit dhe është po aq e zakonshme sa ajo ndaj alkolit.

Të lidhura

None found

Por si ta kuptoni nëse hani shëndetshëm apo jeni të varur nga ushqimi?

Çfarë është varësia ndaj ushqimit?

Ashtu si veset e përmendura më parë, disa ushqime njejtë si alkoli apo duahni përmbajnë substanca që mund të krijojnë varësi. Kjo është për shkak se shumë prej produkteve të përpunuara ushqimore që ne i konsiderojmë si “ushqime të gatshme” përmbajnë përbërës që kanë fuqi të pabesueshme mbi trupin dhe trurin e njeriut.

Këta përbërës, të tillë si sheqeri, gruri dhe yndyra, kanë të njëjtin efekt në tru sikurse ilaçet apo qetësuesit. Kur hani një nga ushqimet tuaja të preferuara me sheqer, truri juaj prodhon dopaminën neurotransmetuese që është kimikati që na bën të ndihemi mirë. Në rastet kur përjetojmë shumë prej saj, pra kur e provojmë nga konsumimi i një ushqimi të caktuar nuk mund të ngopemi.

Ndërsa konsumoni rregullisht këto lloj ushqimesh, receptorët në trurin tuaj do të bëhen më tolerantë ndaj dopaminës që çlirohet, duke pasur nevojë edhe për më shumë ushqim për ta prodhuar sa më shumë këtë hormon. Varësia nga droga dhe varësia nga ushqimi janë shumë të frikshme në këtë aspekt.

Simptomat

Për të vuajtur nga varësia ndaj ushqimit, nuk duhet domosdoshmërisht të jeni mbipeshë, ndaj vini re sinptomat në trupin tuaj. Individët që e përjetojnë këtë varësi mund të kenë edhe çrregullime shtesë, të cilat mund ta ushqejnë varësinë e tyre ndaj ushqimit; si depresioni, ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv.

Disa nga simptomat më të zakonshme janë:

• Ndjenjat e ankthit kur hani para të tjerëve. Kjo mund të çojë në fshehjen e ushqimit tuaj ose ngrënien në fshehtësi.

• Të hani ose të dëshironi ushqime edhe pse jeni të ngopur.

• Mbingopja deri në atë pikë sa të ndiheni të sëmurë ose të hani më shumë ushqim nga sa keni planifikuar.

• Ndjenja e fajit kur hani disa ushqime ose sasi, por gjithsesi do të vazhdoni zakonet e të ngrënit.

• Mungesa e kontrollit mbi zgjedhjet e shëndetshme.

Kjo ndodh kur përpjekjet për heqjen e ushqimeve të pashëndetshme nga dieta juaj janë të pasuksesshme. Përveç këtyre simptomave, ju gjithashtu mund të zhvilloni sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.

Si ta trajtoni

Duke qenë se nuk mund të hiqni dorë tërësisht nga ushqimi, ndryshe nga varësitë e tjera, provoni metodën e seleksionimit. Largoni nga shtëpia ushqimet e pashëndetshme që ju pëlqejnë më shumë. Ato që janë të përpunuara që përmbajnë shumë sheqer e kimikate të tjera. Fokusohuni në një dietë të pastër me fruta e perime bio. Hiqni dorë nga ushqimet për të cilat keni më shumë neps dhe zevëndësojini ato me një alternativë më të shëndetshme./AW

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago