Temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në organizëm dhe të përkeqësojnë një sërë sëmundjesh ekzistuese.
None found
Nxehtësia vë në lëvizje mekanizmat e stresit në trup, krijon ndjesinë e humbjes së kontrollit, çrregullon gjumin dhe ndikon për keq në gjendjen psikologjike.
Për më tepër, disa antidepresivë mund ta shtojnë rrezikun për dehidrim dhe mbinxehje të trupit, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.
Më poshtë janë nëntë sëmundje që mund të rëndohen nga vapa.
1. Sëmundjet e zemrës
Kur moti bëhet më i nxehtë, trupi dërgon më shumë gjak drejt lëkurës për të çliruar nxehtësinë.
Për këtë arsye, zemra ngarkohet më shumë në punë dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për personat që vuajnë nga sëmundjet e arterieve koronare. Si rrjedhojë, rritet rreziku për infarkt ose goditje në tru.
2. Diabeti
Ditët me vapë të madhe shoqërohen me më shumë raste shtrimesh në spital, si te personat me diabet të tipit 1, ashtu edhe te ata me tipin 2.
Nxehtësia mund të ndikojë në luhatjen e nivelit të sheqerit në gjak. Nga njëra anë, insulina mund të përthithet më shpejt dhe të shkaktojë hipoglicemi.
Nga ana tjetër, dehidrimi e rrit përqendrimin e glukozës në gjak, duke favorizuar hipergliceminë.
3. Skleroza multiple
Te njerëzit me sklerozë multiple, rritja e temperaturës trupore mund t’i përkeqësojë simptomat. Ky njihet si fenomeni Uhthoff.
Nxehtësia e vështirëson përcjelljen e impulseve nervore dhe mund të shtojë lodhjen, dobësinë muskulore, mpirjen dhe vështirësitë në përqendrim.
4. Astma dhe BPOK
Rrugët e frymëmarrjes nuk irritohen vetëm nga ajri i ftohtë, por edhe nga ai i nxehtë dhe i lagësht.
Temperaturat e larta shoqërohen me më shumë vizita në urgjencë, më shumë shtrime në spital dhe përkeqësim të astmës dhe BPOK-ut, pasi ajri i nxehtë i ngushton rrugët e frymëmarrjes.
5. Lupusi
Personat që jetojnë me lupus janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.
Vapa dhe lagështia mund të shtojnë inflamacionin në trup, duke rritur dhimbjet, ënjtjen e kyçeve dhe lodhjen.
6. Problemet e veshkave
Temperaturat e larta e rrisin rrezikun për krijimin e gurëve në veshka, pasi dehidrimi e bën urinën më të përqendruar dhe nxit formimin e kristaleve.
Po ashtu, qëndrimi i zgjatur në temperatura të larta mund të përshpejtojë përkeqësimin e funksionit të veshkave te pacientët me sëmundje kronike renale.
7. Artriti
Vapa, sidomos kur shoqërohet me lagështi, mund të rrisë inflamacionin dhe dhimbjet te personat me osteoartrit dhe përdhes.
Dehidrimi e shton përqendrimin e acidit urik në gjak, duke favorizuar formimin e kristaleve në nyje dhe përkeqësimin e krizave të përdhesit.
8. Ankthi dhe depresioni
Ditët me temperatura shumë të larta lidhen me shtim të rasteve që paraqiten në urgjencë për probleme të shëndetit mendor, madje edhe me rritje të numrit të vetëvrasjeve.
9. Migrena
Studimet ende nuk japin një përfundim të prerë, por ndryshimet e temperaturës dhe të presionit atmosferik mund të nxisin kriza migrene.
Gjatë verës, nxehtësia rrit ndotjen e ajrit pranë tokës, ndërsa drita e fortë e diellit mund të aktivizojë nervat që lidhen me dhimbjen migrenoze.
Edhe dehidrimi renditet ndër faktorët kryesorë që mund të nxisin ose ta përkeqësojnë një krizë migrene.
Le të rezervojmë një mendim për zotin Zhou, një hero bashkëkohor dhe simbol për të gjithë ne. Ndoshta nuk do…
Donald Trump ka bërë të ditur se, sipas tij, Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet”…
Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën Kryeministrin Albin Kurti…
Venko Zaev dhe Apasiev janë bashkuar kundër Kodit të ri Zgjedhor, ata po ikin nga vota e diasporës dhe u…
Në renditjen më të re të pasaportave më të fuqishme në botë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley Q2, pasaporta e…
Ditën e sotme në Gjykatën Administrative do të zhvillohet seanca e rradhës gjyqsore, në lidhje me padinë e kryebashkiakut Veliaj…