Barcelona është e gatshme të shqyrtojë një ofertë për Jules Kounden gjatë verës së ardhshme, nëse propozimi financiar për mbrojtësin francez konsiderohet i kënaqshëm.
Situata e 28-vjeçarit në formacionin e Hansi Flickut është bërë e pasigurt, pasi ai nuk e ka më një vend të garantuar në krahun e djathtë të mbrojtjes.
None found
Këtë hapësirë e ka shfrytëzuar Eric Garcia, i cili ka zhvilluar paraqitje të mira në ndeshjet e fundit dhe ka fituar më shumë besim për të qenë pjesë e formacionit bazë.
Pavarësisht kësaj, largimi i Koundes nuk pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit. Barcelona do të analizojë paraqitjet e tij, minutazhin dhe alternativat që ofron tregu përpara se të vendosë për të ardhmen e tij në verë.
Një transferim i mundshëm i francezit do t’i shërbente edhe planifikimeve të drejtorit sportiv Deco, pasi klubi katalunas synon të afrojë një qendërmbrojtës që preferon të luajë me këmbën e majtë.
Kounde u transferua te Barcelona nga Sevilla në vitin 2022 dhe ende shihet si një futbollist me përvojë, falë aftësisë për të mbuluar si qendrën e mbrojtjes, ashtu edhe krahun e djathtë.
Megjithatë, pakësimi i minutave në fushë dhe problemet fizike të shfaqura së fundmi kanë ngritur pikëpyetje mbi vazhdimësinë e tij në “Camp Nou”.
Mes klubeve që po ndjekin nga afër zhvillimet rreth Koundes është edhe Chelsea. Skuadra londineze kishte provuar ta merrte mbrojtësin në vitin 2022, por atëherë francezi vendosi të transferohej te Barcelona.
Luan Pinari Dinamo bie në shtëpi, duke marrë humbjen e tretë radhazi në derbin e qytetit ndaj Partizanit [...]Read More...
Santiago Abascal, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Vox, është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të…
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake,…
E guximshme dhe pa filtra kur bëhet fjalë për të shprehur atë që mendon, por kur vjen puna te dashuria,…
Një auditim i brendshëm i Postës Shqiptare dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur një seri veprimesh të dyshimta…
Mislav KaroglanPartizani u rikthye te fitorja pasi mposhti 4-1 Dinamon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të “Abissnet…