Categories: shëndetësi

Testi i ri i gjakut mund të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut për Alzheimer

Një studim i ri ka gjetur se të moshuarit pa probleme njohëse, por me nivele të larta në gjak të biomarkerit p-tau217, kishin 38% më shumë gjasa të shfaqnin shenja të hershme të demencës brenda pesë viteve. Pas 10 vitesh, rreziku rezultoi 78% më i lartë, ndonëse provat për këtë periudhë ishin më pak të qëndrueshme.

Të lidhura

None found

“Ajo që më tregon kjo është se ne me të vërtetë mund të përdorim testet e gjakut p-tau217 në të ardhmen për të qenë në gjendje të kuptojmë rrezikun individual të dikujt për dëmtim njohës”, u shpreh autorja kryesore e studimit, Rachel Buckley, profesoreshë e asociuar e neurologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Deri tani, diagnostikimi i Alzheimerit zakonisht është mbështetur në metoda të kushtueshme dhe invazive, përfshirë skanimet PET ose pulsimet kurrizore. Sipas Buckley, analizat e gjakut që përcaktojnë nivelin e tau 217 të fosforiluar, të njohur si p-tau217, “parashikojnë fuqimisht” akumulimin në tru të pllakave ngjitëse beta-amiloide.

Këto pllaka amiloide mund të nisin të mblidhen në tru disa dekada përpara se të shfaqen humbja e kujtesës apo rënia njohëse, përfshirë kur individët janë ende në të 30-at dhe 40-at e tyre. Ato shkaktojnë inflamacion dhe pengojnë komunikimin mes neuroneve.

Me shtimin e beta-amiloidit në tru, brenda qelizave të trurit nisin të krijohen grumbullime të proteinave tau. Këto gërsheta çojnë në shembjen dhe vdekjen e neuroneve. Në disa sëmundje, si demenca e lobit frontal, që prek funksionin ekzekutiv dhe jo kujtesën, grumbullimet e tilla mund të shfaqen edhe pa praninë e amiloidit.

Buckley theksoi se niveli i lartë i amiloidit nuk do të thotë domosdoshmërisht se çdo person do të zhvillojë demencë. Po ashtu, prania e tau në tru nuk e përcakton patjetër shfaqjen e dëmtimit njohës në vitet e mëvonshme të jetës.

Analizat e gjakut kanë nevojë për studime shtesë

Gjetjet, që pritet të paraqiten të mërkurën në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit dhe të publikohen në revistën JAMA, bazohen në rianalizimin e rezultateve nga gjashtë studime vëzhguese dhe klinike të zhvilluara në Australi, Amerikën e Veriut dhe Japoni. Pothuajse 2,700 të rritur të moshuar, pa shenja të rënies njohëse, kryen në fillim të studimeve skanime PET të trurit dhe teste p-tau217, ndërsa më pas u monitoruan deri në 21 vjet.

Megjithatë, Buckley vlerësoi se hulumtimi ndodhet ende në një fazë të hershme. Ajo tha se rezultatet duhet të konfirmohen përmes studimeve më të mëdha, ku përfshihen persona nga “të gjitha sferat e jetës dhe me nivele të ndryshme të sëmundjes”.

të fundit

Nëse flas, rrezikoj pezullimin”: Mourinho nuk doli në konferencën për shtyp

Jose Mourinho ka vendosur të mos paraqitet fare në konferencën për shtyp pas fitores dramatike 1-0 të Real Madridit ndaj…

16 minutes ago

Tetori sjell skandale e sekrete: Antigona Kotorri parashikon çfarë i pret 12 shenjat e zodiakut (VIDEO)

Tetori me skandale e sekrete: Paralajmërimi i Kotorrit për 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) — Klan Kosova [...]Read More...

18 minutes ago

Derbi Partizani-Tirana në “Arena Kombëtare”/ Policia njofton bllokimet rrugore dhe rrugët e tifozëve

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të…

19 minutes ago

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri pas zbulimit të një gjëndre

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i…

22 minutes ago

VIDEO/ Tensione mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës pranë “Air Albania”, ndërhyn policia para derbit

Pamje nga përplasja mes dy tifozerive Partizani dhe Tirana do të përballen pasditen e sotme, në derbin e parë të…

23 minutes ago

Photo: sentenced to 50 years in prison for three murders in Shkodër, Valentin Ftoni arrested in New York after 25 years on the run

Një operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane të zbatimit të ligjit ka çuar në pranga në…

35 minutes ago