Konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të mishit të kuq mund të shoqërohet me mundësi më të larta për zhvillimin e kancerit të pankreasit.
None found
Në këtë përfundim çon një analizë e re, e botuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, ku u shqyrtuan të dhënat e 16 studimeve me afro dy milionë pjesëmarrës.
Objektivi i studiuesve ishte të vlerësonin nëse ngrënia e mishit të kuq dhe atij të përpunuar kishte lidhje me diagnostikimin e mëvonshëm të kancerit të pankreasit.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit me konsumin më të lartë të mishit të kuq përballeshin me një rrezik relativ 16% më të madh për këtë sëmundje sesa ata që hanin sasi më të vogla.
Analiza evidentoi edhe një marrëdhënie lineare ndërmjet sasisë së konsumuar dhe rrezikut: sa më shumë mish i kuq përfshihej në dietë, aq më tepër shtohej rreziku.
Konkretisht, çdo 100 gramë mish i kuq i shtuar në konsumin e përditshëm shoqërohej me një rritje prej 10 për qind të rrezikut relativ për këtë formë kanceri.
Pavarësisht kësaj prirjeje, studiuesit nuk përcaktuan ndonjë kufi të veçantë pas të cilit rreziku të shënonte rritje të menjëhershme.
Përfundimet ishin të ndryshme kur u shqyrtua mishi i përpunuar, ku përfshihen sallamet, salsiçet dhe produkte të tjera të ngjashme.
Nga analiza e 11 studimeve nuk rezultoi ndonjë lidhje statistikisht domethënëse ndërmjet konsumimit të mishit të përpunuar dhe kancerit të pankreasit, pavarësisht sasisë së ngrënë.
Gjetjet e këtij hulumtimi u shtohen rezultateve të mëparshme. Një meta-analizë e publikuar sivjet, e mbështetur në të dhënat e mbi 1.8 milionë personave, kishte konstatuar se vegjetarianët kanë rreth 21 për qind më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri i pankreasit në krahasim me konsumuesit e mishit.
Autorët paralajmërojnë, megjithatë, se këto rezultate kërkojnë interpretim të kujdesshëm.
Pjesa më e madhe e të dhënave është mbledhur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, studimet e përfshira kanë kryesisht natyrë vëzhguese dhe mbështeten në pyetësorë rreth zakoneve të të ushqyerit.
Studime të tilla mund të evidentojnë një ndërlidhje, por nuk vërtetojnë se mishi i kuq e shkakton drejtpërdrejt kancerin e pankreasit. Përveç kësaj, mes studimeve të shqyrtuara kishte dallime të konsiderueshme.
Dinamo - AudaLIVEDinamo 0 – 0 Auda1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Auda [...]Read More...
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e së enjtes Halkidikinë, një nga zonat turistike më të njohura të Greqisë,…
Arbitrat në VAR - Sokol JareciFederata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur se ditën e premte (nesër), prej orës…
Dmitry Muratov, fitues i Çmimit Nobel për Paqen dhe ish-kryeredaktor i “Novaya Gazeta”, paralajmëron se lufta në Ukrainë nuk mund…
Aktori Mehdi Malkaj iu drejtua protestuesve para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për bashkim dhe duke kritikuar ndarjet politike e krahinore…
Babai dhe njëkohësisht përfaqësuesi i Alexis Mac Allisterit, Carlos Mac Allister, ka hedhur poshtë mundësinë që mesfushori argjentinas të largohet…