Konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të mishit të kuq mund të shoqërohet me mundësi më të larta për zhvillimin e kancerit të pankreasit.
None found
Në këtë përfundim orienton një analizë e re e botuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, ku u shqyrtuan të dhënat e 16 studimeve me afro dy milionë pjesëmarrës.
Qëllimi i studiuesve ishte të vlerësonin nëse konsumi i mishit të kuq dhe atij të përpunuar lidhej me diagnostikimin e mëvonshëm të kancerit të pankreasit.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit me konsumin më të lartë të mishit të kuq kishin një rrezik relativ 16% më të madh për këtë sëmundje sesa ata që konsumonin sasitë më të vogla.
Të dhënat nxorën në pah edhe një marrëdhënie lineare: rreziku shtohej paralelisht me rritjen e sasisë së mishit të kuq të konsumuar.
Konkretisht, çdo 100 gramë mish të kuq më shumë në ditë shoqëroheshin me një rritje prej 10 për qind të rrezikut relativ për këtë lloj kanceri.
Megjithatë, analiza nuk përcaktoi ndonjë kufi të veçantë konsumi, pas të cilit rreziku të pësonte një rritje të menjëhershme.
Përfundimet ishin të ndryshme në rastin e mishit të përpunuar, ku përfshihen sallamet, salsiçet dhe produkte të tjera të ngjashme.
Nga shqyrtimi i 11 studimeve nuk rezultoi ndonjë lidhje statistikisht domethënëse ndërmjet konsumit të mishit të përpunuar dhe kancerit të pankreasit, pavarësisht sasisë së konsumuar.
Hulumtimi i ri u shtohet përfundimeve të raportuara më herët. Një meta-analizë e publikuar sivjet, e mbështetur në të dhënat e mbi 1.8 milionë personave, kishte konstatuar se vegjetarianët përballen me rreth 21 për qind rrezik më të ulët për kancer të pankreasit krahasuar me konsumuesit e mishit.
Autorët paralajmërojnë, sidoqoftë, se këto rezultate kërkojnë interpretim të kujdesshëm.
Pjesa më e madhe e të dhënave është mbledhur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, studimet e përfshira janë kryesisht vëzhguese dhe mbështeten në pyetësorë për zakonet ushqimore.
Studime të tilla mund të evidentojnë një lidhje, por nuk dëshmojnë se mishi i kuq e shkakton drejtpërdrejt kancerin e pankreasit. Përveç kësaj, mes studimeve të marra në analizë kishte dallime të konsiderueshme.
Daniel Kinahan, i dyshuar si një prej drejtuesve të një rrjeti të fuqishëm kriminal ndërkombëtar, është ekstraduar nga Emiratet e…
Një burrë rreth të 30-ave ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi dyshohet se është sulmuar nga një grup prej…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël me mbesën e saj, Emën, duke…
Një qytetar nga diaspora shqiptare në Belgjikë ka marrë fjalën në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar largimin…
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, tha…
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, reagoi ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq,…