Categories: lifestyleshëndetësi

Perimetri i belit, tregues direkt për jetëgjatësinë

Studimet e fundit mjekësore tregojnë se personat e rritur me madhësi të madhe të belit janë në rrezik shumë më të madh ndaj problemeve serioze shëndetësore.

Studimet tregojnë se nivelet e tyre të përballjes me sëmundje të rënda janë tejet më të larta sesa tek personat me madhësi normale të belit.

Të lidhura

None found

Në fakt, një studim mjekësor që krahasoi të dhënat nga 650,000 të rritur zbuloi një rënie të madhe të jetëgjatësisë duke krahasuar perimetrin e belit tek femrat dhe meshkujt mbipeshë krahasuar tek ata në peshën e duhur.

Studimi i organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregoi me saktësi se perimetri i lartë i belit dhe mbipesha u kushtonin tri vite jetë më të shkurtër meshkujve dhe pesë vjet për gratë.

Ky efekt ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si mosha, indeksi i masës trupore (BMI), aktiviteti fizik, historia e pirjes së duhanit dhe përdorimi i alkoolit.

Sa duhet të jetë perimetri i belit?

Në mënyrë të veçantë këto të dhëna treguan se meshkujt me një perimetër të belit përtej 110 centimetra përballen me një rrezik 50 për qind më të lartë të vdekjes sesa meshkujt me një bel prej 94 centimetra.

Tek gratë, ato me një bel përtej 94 centimetër kishin një rrezik 80 përqind më të lartë të problemeve serioze sesa gratë me një bel prej 70 centimetra në perimetër.

Perimetri i madh i belit është një tregues domethënës për praninë e dhjamit të tepërt të barkut. AgroWeb.org raporton se kjo e fundit lidhet edhe me problemet e tjera që shoqërohen me mbipeshën ose obezitetin.

Këtu futen probleme serioze si diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë, trigliceridet e larta, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e arterieve koronare.

A e dini kufirin e belit tuaj?

Ja se si ta matni atë. Gjeni kockën e legenit në ijen tuaj.

Vendoseni aty fillimin e metrit dhe tendoseni rreth trupit tuaj.

Tendosja e metrit duhet të jetë e plotë, por pa e shtrënguar në lëkurë.

Lëshoni frymën dhe lexoni matjen.

Nëse nuk ju pëlqen numri që shikoni, mos e humbni kurajon.

Shifrat maksimale duhet të jenë 94 centimetra për meshkujt dhe 70 centimetra për femrat.

Por nëse jeni fizikisht aktivë dhe ushqeheni mirë do të keni mundësi të ulni perimetrin e belit dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm.

të fundit

Julian Nagelsmann shpreh gatishmërinë për të vijuar te Gjermania pas daljes tronditëse ndaj Paraguait

Gjermania pësoi një eliminim befasues në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026, pasi u mposht nga…

2 minutes ago

Rama dje e quante Trump “kërcënim për Amerikën”, sot mban tjetër qëndrim mes protestave 31-ditore

“Donald Trump, kërcënim për Amerikën!”. Kështu deklaronte në qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama, ndërsa sot del blof me…

3 minutes ago

Protesta kundër Ramës vijon prej 31 ditësh, rinia në shesh dhe një i moshuar shpërthen në lot teksa i mbështet

Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të rinj…

5 minutes ago

Shpërthim në Monako, tre anëtarë të një familjeje ukrainase mbeten të plagosur; autoritetet verifikojnë pistën terroriste

Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…

13 minutes ago

Avion i JetBlue njofton incident të mundshëm me dron gjatë afrimit për ulje në JFK

Një ngjarje e pazakontë u raportua në hapësirën ajrore të Nju Jorkut, ku një avion i JetBlue që po përgatitej…

14 minutes ago

Zlatan Ibrahimovic godet Ronald Koemanin: Holanda humbi duke mohuar identitetin e saj

Holanda u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pasi u mposht nga Maroku me rezultat 1-1 (3-2 pas penalltive) në…

19 minutes ago