Categories: Uncategorized

Nëse beli i kalon këta centimetra, mund të rrezikoni një atak kardiak

Të mbijetuarit e atakut të zemrës, të cilët janë të shëndoshë rreth zonës së barkut, janë më të ekspozuar ndaj rrezikut nga një goditje tjetër. Ky është përfundimi që ka zbuluar një studim i ri, që na jep një arsye tjetër pse matja e belit mund të jetë më e rëndësishme sesa thjesht mënyra se si dukemi nga jashtë.

Të kesh një bark të rrumbullakët, edhe pse mund të jesh e dobët kudo, rrit mundësinë për të pasur një atak në zemër. Studimi i fundit, i botuar të hënën në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese, ka gjetur një lidhje midis yndyrës së barkut dhe rrezikut të një sulmi të mëvonshëm në zemër ose goditjes në tru. Sipas studiuesve, lidhja ishte veçanërisht e fortë te burrat.

Të lidhura

None found

“Obeziteti abdominal rrit jo vetëm rrezikun për një sulm të parë në zemër ose goditje në tru, por edhe rrezikun për ngjarje të përsëritura pas fatkeqësisë së parë”,- tha Dr. Hanieh Mohammadi nga Instituti Karolinska, në Stokholm, në një njoftim për shtyp.

Mbajtja e një perimetri të shëndetshëm të belit është e rëndësishme për të parandaluar sulmet dhe goditjet në zemër në të ardhmen, pavarësisht sa të shëndetshme janë testet e gjakut.

Studimi zbuloi se yndyra e barkut ishte e lidhur me sulme në zemër dhe goditje të pavarura nga faktorët e tjerë të rrezikut, të tilla si: pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni, indeksi i masës trupore dhe trajtimet parandaluese. Studiuesit theksojnë se perimetri i belit ishte një shënues më i rëndësishëm sesa obeziteti i përgjithshëm.

Më të rrezikuarit rezultuan burrat në krahasim me gratë. Sipas studimit, rreziku për gratë shfaqet kur beli është më i gjerë se 80 cm, ndërsa te burrat më i gjerë se 94 cm. Rreziku mendohet të rritet ndjeshëm te burrat me madhësi të belit 102 cm dhe 88 cm tek gratë.

Ajo që duhet të bëni është ta parandaloni rrezikun me një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik.

të fundit

Balluku në Kuvend për të votuar Hartën Territoriale/ Reagon Gazment Bardhi: 32 ditë pritje për drejtësi! E akuzuara për 14 vepra penale merr vendime që ndikojnë jetën e qytetarëve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për hetimet penale ndaj Belinda Ballukut, duke e cilësuar ditën…

2 minutes ago

Vrasja e dyfishtë në Livoç i Ultë, V. R. caktohet në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe të…

10 minutes ago

MPB-ja nis procedura ndaj gjashtë policëve për përdorim të tepruar të forcës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se lidhur me rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga…

12 minutes ago

Kanoeja përmbyset 200 metra larg bregut, humb jetën një person në Ohër

Siç bëjnë të ditur nga SPB Ohër, dje ka ndodhur një aksident në ujërat e Liqenit të Ohrit ku kanoeja…

12 minutes ago

Radoiçiqi në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit, ekspertët kërkojnë llogaridhënie për Banjskën

Milan Radoiçiq, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit dhe që është nën sanksionet e…

12 minutes ago

Vinicius rrezikon pezullimin dhe pjesëmarrjen në El Clasico

Vinicius Junior rrezikon të dënohet me dy ose më shumë ndeshje pas përjashtimit në fitoren 1-0 të Real Madridit ndaj…

19 minutes ago