Categories: lifestyleshëndetësi

Mite dhe të vërteta, çfarë ndodh kur kapërdini çamçakëz

Shumica prej nesh kanë dëgjuar disa nga legjendat urbane rreth gjithë gjërave të këqija që të ndodhin kur kapërdin një çamçakëz. Duhet të kishim një pemë të tërë në organizmin tonë me gjithë ato çamçakëza që kemi kapërdirë. Në lidhje me këtë Dr. Lisa Ganjhu, gastroenterologe në qendrën mjekësore Langone në Nju Jork ka sqaruar të gjitha keqkuptimet rreth çamçakëzit.

Mit: Camçakëzi nuk tretet

Të lidhura

None found

E vërteta: E vështirë për tu thënë, sepse çdo gjë bazohet në përbërjen kimike. Sa më pak natyralë të jenë përbërësit aq më e gjatë tretja.

Mit: Çamçakëzet pa sheqer janë më të vështirë për t’u tretur

E vërteta: Nuk bën asnjë ndryshim nga kjo pikëpamje. Çamçakëzi në përgjithësi nuk është një formë natyrale. Se sa është koha e tretjes është e vështirë për t’u thënë pasi asnjëri nuk ka vënë re copat e çamçakëzave të nxjerrë nga trupi.

Mit: Qëndron në stomakun tuaj për 7 vjet

E vërteta: Është tipike e legjendave urbane, 7 është një numër që zgjidhet në kësi rastesh, por nuk është një numër statistikor. Nëse keni kapërdirë një copë çamçakëz kur ishit 7 vjeç atëherë kjo nuk do të thotë që ka ngecur diku në stomakun tuaj.

Mit: Një pemë çamçakëzi do të rritet brenda jush

E vërteta: Qeshje, të pasuar nga më shumë të qeshura..

Mit: Një pjesë e çamçakëzit ngec tek ju përherë

E vërteta: Ka raste të rralla që mund të akumulohet dhe të ngecë diku, por kjo do të thotë që nuk keni një aparat tretës normal. Ndërsa e përtypni shumë gjatë, çamçakëzi forcohet, ndërsa ashpërsohen të gjithë acidet dhe kimikatet në stomakun tonë duke e ndarë atë në copa-copa të vogla duke e kaluar në zorrën e trashë dhe duke e nxjerrë me jashtëqitje. Një gjë e ngjashme mund të jenë copëzat e vogla të misrit, ose kokrrat në përgjithësi. Mund t’i vëreni në jashtëqitjen tuaj, tërësisht të patretura. Ajo që është e sigurt, është që çamçakëzi nuk do të ngjitet në stomakun tuaj. Do të forcohet dhe do të dalë jashtë me jashtëqitje.

Mit: Kapërdirja e shumë çamçakëzeve rrit shansin për dëm

E vërteta: Nëse ju hani 50 copë dhe e gjitha bëhet një top gjigand, me siguri nuk do të dalë gjë e mirë. Nuk e dini me siguri se çfarë do të ndodhë, por çdo gjë kalon. Asgjë nuk mbetet në të vërtetë aty.

Mit: Në të vërtetë doktorët besojnë se s’ka asgjë të keqe po të kapërdish çamçakëz

E vërteta: Nuk është logjike. Mos i kapërdini çamçakëzet. Thjesht hidhini pasi të keni mbaruar punë me ta

Tags: camcakez

të fundit

“Më shqetëson ku po shkon Europa”, Rama: Në vend që të fajësojmë duke drejtuar gishtin te Trump, na duhet të rivlerësojmë veten

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një paneli gjatë vizitës së tij në Estoni. Duke folur për panelin e konferencës…

6 minutes ago

SPAK goditi grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine/ Lënda narkotike përzihej me lëndë të tjera me qëllim maksimizimin e fitimeve

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte heroinë në Shqipëri dhe Danimarkë. Hetimet lidhur me këtë…

21 minutes ago

Favorizuan ndërtimet pa leje, AMP në aksion në jug të vendit, priten arrestime të disa efektivëve të policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore këtë të premte ka zhvilluar një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zona të tjera përreth, në…

47 minutes ago

Butrint Imeri merr vendimin e papritur, lëvizja e tij më e fundit i befason të gjithë

Artisti Butrint Imeri ka befasuar me lëvizjen e tij më të fundit pasi ka fshirë çdo postim e foto në…

1 hour ago

Studentët shqiptarë në Shkup paralajmërojnë tubimin e radhës, Lorik Cana u del në krah: Gjuha është një nga shtyllat e Identitetit

Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar protestën e radhës, duke kërkuar të drejtën legjitime për ta zhvilluar provimin e jurisprudencës…

1 hour ago

Adioni do të rikthehet sonte në Ferma VIP? Ja çfarë pritet sot

Dyshimet për një rikthim të mundshëm të Adionit në shtëpinë e Ferma VIP kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në…

2 hours ago