Shkencëtarët pohojnë se ngrënia e 40 gram djathë çdo ditë është e mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Këto gjetje për zemrën vijnë nga një analizë e 15 studimeve vëzhguese që analizuan efektet e marrjes së djathit në rrezikun kardiovaskular.
Bashkautori i studimit, Li-Qiang Qin, punon në Departamentin e Ushqyerjes dhe Higjienës së Ushqimit në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Soochow në Kinë. Ai dhe kolegët e tij publikuan në dhjetor rezultatet e kërkimit të tyre në revistën shkencore European Journal of Nutrition.
None found
Djathi është padyshim një nga ushqimet tona të preferuara. Përmban lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin. Të tillë janë kalciumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12. Por, ka edhe shumë yndyrna të ngopura, të cilat mund të rrisin nivelet e kolesterolit. Kjo nga ana tjetër rrit rrezikun për zemër dhe goditje në tru.
Studimi, megjithatë, tregon se djathi mund të ketë efekt të kundërt në shëndetin kardiovaskular.
Rreziku i zemrës reduktohet deri në 18%
Në total, 15 nën-studimet përfshinin më shumë se 200,000 pjesëmarrës. Efektet e konsumit të djathit u analizuan gjatë një dekade. Shumica e studimeve përfshinin individë që nuk kishin sëmundje kardiovaskulare në kohën e studimit.
Analiza tregoi se në krahasim me ata që hanin shumë pak djathë, ata që hanin normalisht kishin:
Shkencëtarët raportojnë se këto rezultate ishin më të forta tek ata pjesëmarrës, të cilët konsumonin rreth 40 gram djathë çdo ditë. Si përfundim, ata shkruajnë:
“Kjo analizë e studimeve vëzhguese sugjeron një korrelacion jo-linear të anasjelltë midis konsumit të djathit dhe rrezikut kardiovaskular.”/albeu.com/
Nevil Dede Egnatia mposhti në transfertë Laçin, në takimin e vlefshëm të javës së 6-të të Superiores [...]Read More...
Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të…
Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet…
Më 10 tetor 2026, në orën 09:45, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është denoncuar një aksident komunikacioni që…
Mesfushori veteran anglez u transferua pa shumë bujë gjatë verës, por paraqitjet e tij po e shndërrojnë në një nga…
Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…