Categories: lifestyleshëndetësi

Këto 3 gabime të përditshme që bëni në punë ju shëndoshin pa e kuptuar

Mbajtja e trupit në formë, stërvitja e vazhdueshme dhe një dietë e shëndetshme ushqimore është një sfidë e përditshme, që jo të gjithë njerëzit arrijnë ta zbatojnë siç duhet. Orët e gjata në punë ulur para kompjuterit janë armiku i vërtet i shëndetit dhe trupit, pasi shkakton rritje të yndyrës në trup dhe relaksim të tepruar të muskujve. Festimi i datëlindjeve në ambientin e punës janë të bukura, por ato ëmbëlsira janë shumë të dëmshme për shëndetin sidomos kur më pas do të rrini ulur për orë të tëra para laptopit tuaj. Ja 3 gabimet që bëni në vendin e punës që ju bëjnë të shtoni peshë dhe sabotojnë çdo përpjekje tuajën për të jetuar shëndetshëm.

Nuk konsumoni mëngjes me idenë se duhet të shkoni herët në punë

Të lidhura

None found

Kjo është gjëja më e gabuar që mund të bëni. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për trupin dhe trurin. Mëngjesi ju bën më energjik gjatë ditës, më të përqendruar në punë dhe më produktivë. Por nisja e ditës pa karburantin e nevojshëm do të bëjë që gjatë ditës të hani shumë sheqerna për të rifituar energjinë dhe fokusimin e duhur. Kjo do të shtojë kaloritë që më vonë do të kthehen në yndyra.

Pranoni çdo karamele apo çokollatë të vogël që ju qerasin kolegët e punës

Një karamele këtu dhe një çokollatë atje do të bëjnë që ju të konsumoni gjatë ditës më shumë sheqer nga sa duhet. Kjo çështje bëhet edhe më e rëndë nëse i konsumoni ato çdo ditë.

Konsumoni ushqimin mbi tryezën e punës

Edhe në rast se konsumoni ushqim të shëndetshëm, të ushqehesh sipër tavolinës së punës mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Kur hani ushqim duke parë kompjuterin nuk do të keni kohë të mendoni se sa po konsumoni dhe kjo mund të shkaktojë mbingopje. Nëse vërtet nuk mund të çoheni nga kompjuteri juaj për të konsumuar ushqimin, atëherë përdorni strategjinë, gjysmë tani dhe gjysmën e ushqimit më vonë.

të fundit

Zhduket një 9-vjeçar në Tiranë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe autoriteteve për…

3 minutes ago

Exchange rates / How much the dollar and euro are bought and sold for, what is happening with other currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…

10 minutes ago

VIDEO/ Fire at the “Aura” complex in Lapraka, residents complain: The fire brigade arrived an hour late, we put out the flames ourselves

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

10 minutes ago

Keiko Fujimori declared president of Peru, Fujimorism returns to government after more than 20 years

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

11 minutes ago

Trump signals meeting in Doha on Iran nuclear issue, Tehran says no negotiations are on the agenda

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

11 minutes ago

Parliament meets today in plenary session, official controls bill and 8 draft resolutions on the agenda

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

11 minutes ago